Në ambientet e SuchiCo Kosova, nën organizimin e Presidencës së Kosovës dhe Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK), gjatë të hënës është bërë hapja e Javës Globale të Ndërmarrësisë (GEW).
Jubilari i edicionit të sivjetmë, i 10-ti me radhë, bënë bashkë mbi 70 organizata, biznese, donatorë dhe institucione partnere, me mbi 100 aktivitete, të cilët shënojnë këtë javë, prej datës 14-20 nëntor.
Në fjalimin e tij hyrës, drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu tha se në këto kohë të vështira si në aspektin ekonomik dhe në të gjitha aspektet tjera jetësore, GEW bashkon biznese duke sfiduar problematikat ditore.
Begu tutje iu bëri thirrje të gjithë të interesuarve që të marrin pjesë në aktivitetet e kësaj jave duke i mbështetur kështu edhe donatorët e GEW-it.
“Në një kohë kur duket se problematikat, ekonomike, sociale dhe kriza botërore po sjell një errësirë mbi ne. Kjo javë na obligon që ne të gjithë bashkërisht të ushqejmë pak shpresë sidomos tek të rinjtë , te gratë dhe komunitetet. Ky aktivitet i fundit i javës bashkon trurin dhe energjinë krijon biznese të reja duke sfiduar problematikat tona shoqërore dhe ditore. Iu inkurajoj komunitetet e tua që padyshim janë me mijëra, të jenë pjesëmarrës në aktivitet e partnerëve të cilët janë prezentë sot, duke i mbështetur ata. Ju ftoj që të tilla aktivitete t’i vizitoni edhe në pika tjera sidomos në Mitrovicë, Prizren, Gjilan e Gjakovë”, tha Begu.
Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani tha se kjo javë e shndërruar muajin nëntor në muaj të inspirimit për vajzat dhe djemtë që dëshirojnë ta realizojnë ëndrrën e tyre dhe të bëhen të suksesshëm.
“Në këto kohë mjaftë sfiduese, Java Globale e Ndërmarrësisë me një mjeshtëri të veçantë shndërrohet në një javë festive që në fokus e ka bashkimin e ideve dhe mendjeve inovative, individëve të guximshëm, personaliteteve inspiruese dhe vajzave dhe djemve të cilët duan që me ngul t’i realizojnë ëndrrat e tyre në nisma konkrete e të suksesshme”, tha Osmani.
Osmani po ashtu tha se ICK-ja po i kthen sytë e investitorëve të huaj nga Kosova duke organizuar Javën Globale të Ndërmarrësisë.
“Përderisa nëntori për ne është muaj i festave për vite me radhë ICK-ja me partnerët është siguruar që nëntorin ta shndërrojnë në muajin referencë edhe sa i përket inovacionit, zhvillimit të sektorit të TIK-ut, në muajin që edhe në muajin kur investitorë potencial, investitorë dhe financues i kthejnë sytë nga Kosova”, deklaroi ajo.
Pjesëmarrësit në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Ndër tjerash, Osmani falënderoi të gjitha gratë ndërmarrëse në Kosovë duke shtuar se dera e zyrës së saj është e hapur për të gjitha vajzat që dëshirojnë t’i ndjekin hapat e këtyre grave të suksesshme.
“Ndërmarrësia njeh shumë sfida e sfidat kanë qenë dhe mbeten të theksuara për gratë në Kosovë. Andaj sot në veçanti dua të përgëzojë secilën ndërmarrëse, që është sot prezentë dhe për çdo grua dhe vajzë të cilat sot nuk janë prezentë. Ju jeni shembulli më i mirë për gjeneratat e reja sepse jeni dëshmia më e pastër se kur ka punë dhe përkushtim suksesi nuk mungon. Për të gjitha ju që dëshironi t’i ndjekni këta hapa dera e zyrës sime është e hapur gjithmonë”, përfundoi Osmani.
GEW organizohet nga ICK-ja prej vitit 2012 në Kosovë kurse Telegrafi.com është partner medial që nga viti 2013.
Kalendarin e ngjarjeve të kësaj jave e gjeni KËTU.
Organizatat partnere të kësaj jave janë Ambasada e Suedisë, BERZH Këshilla për Biznese të Vogla në Kosovë, Coca-Cola HBC Kosovo, Helvetas, RECONOMY, USAID Kosovo, American Chamber of Commerce in Kosovo, Transport Community, STIKK – Kosovo ICT Association, Cacttus Education, GERMIN, UN Women Kosovo, UNDP Kosovo, ITP Prizren, Women in Data Kosovo, Jakova Innovation Center, Universiteti i Prishtinës, Kolegji Universum, Shkolla Finlandeze, Kolegji AAB, Instituti Riinvest, Makerspace Innovation Center Prizren, Hallakate, Hapite, Telegrafi.com, Pixels Productions, IPKO Foundation, American School of Kosova, KUSA, Community Development Fund – CDF, Help in Kosovo, MyDev, American Advising Center, Women’s Business Association SHE – ERA, Kosova – Women 4 Women, Autostrada Biennale, Mentoring our Future, Cikat n’STEM, Oda Ekonomike Zvicërano-Kosovare, Universiteti “Kadri Zeka”, Women in Tech Kosovo, Tive, Keiretsu Forum SEE, IMAGE of KOSOVO, 7 Arte, She Inspires, Growzillas, SPEEEX, Asseco, Yoga me Dodonën dhe SHPIK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje