Jason Momoa shfaqet me sandale rozë dhe thonj të lyer në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia - befasohen fansat

Aktori i famshëm Jason Momoa bëri një paraqitje të guximshme mode duke u shfaqur nga koka te këmbët në ngjyrën rozë në premierën e filmit "In The Hand Of Dante" në Festivalin e Filmit në Venecia të mërkurën.
Ylli 46-vjeçar u paraqit në tapetin e kuq me një pedikyr rozë dhe sandale të markës "Birkenstock" po ashtu rozë, duke thyer traditën e zakonshme të smokingut klasik, shkruan DailyMail.
Momoa nuk hezitoi t’i tregonte thonjtë e lyer kamerave, ndërsa pozonte i buzëqeshur dhe argëtohej me kameramanët në një atmosferë të gjallë.
Aktori, i cili mbërriti në Itali në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, po feston premierën e filmit të tij të ri dramatik, ku luan përkrah Gerard Butler, Gal Gadot, Sabrina Impacciatore, Franco Nero dhe John Malkovich.
Ngjarja e filmit ndjek historinë e dorëshkrimit të Komedisë Hyjnore që nga biblioteka e Vatikanit përfundon në duart e një bosi mafioz në New York.
Momoa së fundmi habiti fansat e tij në korrik kur hoqi mjekrën e trashë që e kishte karakterizuar për vite, gjatë promovimit të brendit të tij të ujit Mananalu, të cilin e lansoi në vitin 2019.
Ai u shpreh se kompania ka për qëllim të ndihmojë në eliminimin e plastikës njëpërdorimshe, ndërsa ka nisur bashkëpunime të reja për të reduktuar edhe më shumë mbetjet dhe ndikimin mjedisor.
“Ky është e ardhmja, dhe po fillojmë nga Hawai’i” - tha aktori, duke iu bërë thirrje ndjekësve të tij: “Le ta heqim qafe plastikën njëpërdorimshe, për fëmijët tanë dhe për planetin tonë”.
Ndërkohë, Jason ka rrëfyer së fundmi edhe për një eksperiencë të frikshme pranë vdekjes.
Në një intervistë për podcast-in 'Smartless', ai tregoi se në vitin 2007, gjatë një dite surfing në Maui të Hawai-it, ishte shumë pranë mbytjes.
Teksa lundronte me një grup miqsh në një rrugë 20 kilometërshe përgjatë bregdetit, lidhja e dërrasës së tij u këput dhe situata u bë kritike.
“Gjendeshim rreth një milje larg bregut, dhe kur më ra lidhja, vala filloi të më godiste keq”, kujtoi aktori.
“Ishte shumë erë, valët arrinin deri në tre metra, dhe unë mbeta vetëm, gjysmë milje larg bregut”.
Momoa shtoi se përvoja ishte një nga momentet më të rrezikshme të jetës së tij, edhe pse aftësitë e tij në not dhe trajnimet që kishte marrë nga roli në "Stargate: Atlantis" e ndihmuan ta përballonte situatën.
Momoa, i cili aktualisht është në lidhje me aktoren Adria Arjona, vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të Hollywood-it - jo vetëm për karrierën e tij në ekran, por edhe për aktivizmin dhe momentet e sinqerta që ndan me publikun. /Telegrafi/






























































