LAJMI I FUNDIT:

Japoni, vaksinë anti COVID-19 falas për të gjithë qytetarët

Japoni, vaksinë anti COVID-19 falas për të gjithë qytetarët

Japonia do të japë falas vaksinën kundër coronavirusit për 126 milionë banorët e vendit, në kuadër të një projektligji, të miratuar sot, në një kohë që arkipelagu po përballet me një rritje të infektimeve me COVID-19.

Projektligji, që specifikon se qeveria do të mbulojë të gjitha kostot e vaksinës, u miratua nga Dhoma e Lartë e Parlamentit, pasi siguroi miratimin e dhomës së ulët të fuqishme.

Japonia tashmë ka porositur paraprakisht vaksinat për 60 milionë persona nga kompania farmaceutike Pfizer dhe 25 milionë vaksina të tjera nga kompania bioteknologjike Moderna. Ajo gjithashtu konfirmoi se do të merrte 120 milionë doza të vaksinës së AstraZeneca.


Pfizer dhe Moderna kërkojnë tashmë të marrin një autorizim urgjent në SHBA dhe në Evropë pasi testet klinike kanë treguar se vaksinat e tyre ishin shumë efikase, sipas kompanive.

Miratimi i projektligjit ndodhi dy javë pasi kryeministri deklaroi se Japonia ishte në alarm maksimal pasi kishte regjistruar një numër rekord rastesh të reja me COVID-19.

Japonia është kursyer relativish deri tani nga epidemia, me rreth 2 170 të vdekur dhe 15 000 raste dhe nuk ka vendosur masa kufizuese ashtu si në mbarë botën.

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori