Januzaj refuzon dy skuadrat e mëdha spanjolle, gati të vazhdojë kontratën me Sociedadin – do t’i rritet edhe klauzola e largimit

Adnan Januzaj duket se do të vazhdojë kontratën e tij me Real Sociedadin edhe për disa vite të tjera.
Sulmuesi shqiptar është pjesë e Real Sociedadit që nga viti 2017 dhe është futur në vitin e fundit të kontratës.
Për shërbimet e tij kanë shfaqur interesim shumë skuadra, derisa Mundo Deportivo ka zbuluar se ai ka refuzuar Sevillan dhe Valencian për tu transferuar në janar.
26-vjeçari ishte edhe në listën e dëshirave të Barcelonës, por ai ka vendosur që të vazhdojë kontratën me Real Sociedadin dhe tanimë ka një marrëveshje mes palëve.
Januzaj aktualisht fiton një pagë prej katër milionë eurove në sezon dhe me kontratën e re do të ketë rritje.
Përveç pagës që do t’i rritet istogasit, atij do t’i rritet edhe klauzola e largimit nga klubi e cila nga 60 milionë sa është tani do të shkoj në 70 milionë.
Januzaj ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Sociedadit në vitet e fundit dhe ai është i lumtur në klubin bask ku dëshiron të fitojë edhe një trofe.
Gjithnjë sipas Mundo Deportivos, për kosovarin interesim kishin shprehur edhe disa skuadra angleze, por ai është i lumtur tek Sociedad dhe nuk e mendon largimin edhe për disa vite të tjera.
Kontrata e re e Januzajt me klubin pritet të nënshkruhet javën e ardhshme, teksa anësori do të mbetet në San Sebastian deri në vitin 2026.
Këtë edicion, Januzaj ka zhvilluar 29 ndeshje në të gjitha garat me Sociedadin, ku ka shënuar katër gola e ka bërë tre asistime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë