Jankuloska i bën ''diss'' ambasadorit britanik Garrett (Cicërimë)
Ish-ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankuloska, përmes profilit të saj në rrjetet sociale ''Twitter'' dhe ''Facebook'', ka ironizuar me ambasadorin britanik në Shkup, Charles Garrett, për zhvillimet e fundit në Britaninë e Madhe, ku është votuar për daljen ose mbetjen e këtij shteti në BE, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në profilin e saj në Facebook, Jankuloska ka postuar një foto të një balone me flamur britanik, duke e përshkruar si ''Mirëmëngjesi Evropë'', ndërkaq në rrjetin social ''Twitter'', ka cicëruar me shprehjen ''famshme'' - Sega shu praime - që do të thotë: Tani çfarë do të bëjmë''./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























