Dhjetë vite më parë Liga Premier ka kaluar një nga momentet më të tmerrshme në historinë e saj.
Është 14 tetori i vitit 2006 që do të mbetet përgjithmonë në memorien e portierit Petr Cech, i cili në këtë ditë ka “rilindur” për së dyti.
Gjatë ndeshjes kampionale Reading – Chelsea, Cech u përplas me Stephen Hunt, për të pësuar frakturë në kafkë.
Ai menjëherë pas lëndimit ishte dërguar në spital në Berkshire, ku u zbuluar se kishte pësuar lëndime të rënda në kafkë, lëndime që kanë mundur t’i kushtojnë me vdekje.
Pas operimit Cech ishte jashtë fushave për 3 muaj, dhe pas rikthimit ai është detyruar të paraqitet me një mbrojtëse në kokë, të cilën vazhdon ta mbaj edhe sot.
Cech edhe përkundër kësaj vështirësie është një nga portierët më të mirë në botë dhe nuk është dorëzuar asnjëherë. Ai sot me shumë sukses është duke e ruajtur portën e Arsenalit. /Telegrafi/