LAJMI I FUNDIT:

Jahja Lluka: Ikja e kosovarëve, bashkë me propagandat qëllimkeqe duhet të ndalen menjëherë

Jahja Lluka: Ikja e kosovarëve, bashkë me propagandat qëllimkeqe duhet të ndalen menjëherë

Jahja Lluka, Udhëheqës i Departamentit të Diasporës në AAK ka thënë se pamjet shqetësuese që vijnë nga stacioni i autobusëve në Prishtinë, vazhdojnë të jenë shqetësim për të gjithë.

Në këtë drejtim, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dinë se ta dinë se kufiri mes shteteve të Bashkimit Evropian është e pamundur të kalohet në mënyrë ilegale.

Sipas tij, sidomos ata që po “i fryjnë” kësaj dukurie duhet të mendojnë mirë, duke paralajmëruar se të gjithë ata “trafikantë, matrapazë të ndryshëm edhe qarqe politike”, se kjo nuk do të kaloj pa u ndëshkuar.


“E kaluara na ka treguar se shumë trafikantë, matrapazë e përfitues kanë qenë të lidhur, të yshtur nga shteti serb për të bërë “punën e dreqit”, zbrazjen e Kosovës nga aseti ynë më i çmuar, rinia”.

“Kosova po kalon në një fazë tjetër të rëndësishme, perspektiva evropiane, zhvillimore dhe mundësia për të jetuar dinjitetshëm, bashkë me shpresën për të ardhme do t’i kthehet shpejt, prandaj kjo ikje bashkë me propagandat qëllimkeqe duhet të ndalen menjëherë”.

“Kosovës nuk i duhet edhe ndonjë lajm tjetër për ndonjë tragjedi të mundshme që mund të ndodh në kufijtë e shteteve të BE-së, prandaj secili që është pjesë në njërën apo format tjera të kësaj dukurie, duhet të mendoj mirë para se të veproj”, ka thënë Lluka.

Në këtë drejtim, ai ka shtuar se AAK është duke e përcjellë me vëmendje të plotë dhe në vendin e ngjarjes të gjithë këtë dukuri por edhe propagandën që po e bëjnë të njëjtat fytyra çdo natë.

“Përveç apelit për qytetarët, i ftojmë edhe institucionet e Kosovës, që urgjentisht të ndërmarrin hapa konkret kundër trafikantëve dhe matrapazëve të ndryshëm. Gjithashtu ftojmë institucionet relevante të organizojnë urgjentisht një takim me kompanitë transportuese dhe tu bëhet me dije se trafikimi është krim, e krimi ndëshkohet”, ka thënë Jahja Lluka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori