Jaden Smith kapet në Paris në orët e vona – dyshohet për përdorim lëndësh të ndaluara

Jaden Smith, djali i vogël i aktorit të njohur Will Smith, është fotografuar në orët e para të mëngjesit në një park publik në Paris, duke mbajtur sende që ngjallën dyshime për përfshirje në drogë.
I shoqëruar nga një mik i paidentifikuar, Jaden u pa ulur në një stol rreth orës 3 të mëngjesit, me një gotë plastike uji dhe një çakmak në dorë – edhe pse nuk u kap në fotografi duke e përdorur atë.
26-vjeçari, i cili vetëm pak ditë më parë performoi në Londër krah babait të tij në një ngjarje surprizë, ishte i veshur me një pallto të verdhë të ndezur dhe xhinse të lirshme blu, shkruan DailyMail.
Ai kishte vendosur në kokë një kapuç të kuq që mbulonte gërshetat dhe mbante një çantë të zezë me vete. Pamja e tij e çuditshme nuk kaloi pa u vënë re, si dhe fakti që ai u pa në publik në një orar të pazakontë.
Jaden është një fytyrë e njohur në skenat e Parisit, veçanërisht gjatë javëve të modës, ku shpesh bie në sy me stilin e tij unik dhe eksperimentues.
Kohët e fundit, ai është emëruar edhe ambasador i markës prestigjioze LVMH, duke e përforcuar praninë e tij në botën e modës.
Nuk është hera e parë që ai tërheq vëmendjen në Paris. Tetorin e kaluar, një video e aktorit duke u shqetësuar për çantën e tij në dalje nga një restorant luksoz u bë virale.
Po ashtu, në një intervistë për “Complex”, ai pranoi se për një kohë ishte përpjekur të jetë “normal”, por tani përpiqet të jetë thjesht vetvetja – duke sfiduar normat dhe duke pranuar anën e tij “të çuditshme”.
Edhe pse për momentin nuk ka pasur deklarata zyrtare mbi incidentin e fundit, dalja e tij e vonë në park me sende të dyshimta ka ngjallur spekulime në rrjet, veçanërisht përballë imazhit publik të familjes Smith dhe ndikimit të tyre në audiencën e re. /Telegrafi/




















































