Jackson do të hapë kazino

Këngëtari 50-vjeçar, raportohet se planifikon ta lëshojë kazinonë “Thriller” në Las Vegas në vitin e ardhshëm. Ai po ashtu besohet se do të punojë në albumin e tij të ri, në disa filma dhe në një shtëpi muze, ku do t’i ekspozojë gjësendet e karrierës së tij.
Jackson po ashtu shpreson të organizojë një turne tre-vjeçar, pasi koncertet e tij londineze të përfundojnë në mars të vitit të ardhshëm. Por, para të gjithave Jackson dëshiron ta përmirësojë shëndetin e tij.
“Michael ka vendime të vështira për të marrë. Ai do të shkojë në një mjekim, që do t’i mundësojë atij të performojë. Gjëja e fundit që ai dëshiron të bëjë është t’i zhgënjejë fansat. Por, ndoshta do të ketë nevojë për rrezatim (në skenë). Kjo mund të ketë efekte të ashpra anësore dhe t’i pamundësojë të këndojë”, ka thënë burimi.





























































