LAJMI I FUNDIT:

Ja thirrja e Xhevat Ademit për të votuar anulimin e vendimit të Ivanovit

Ja thirrja e Xhevat Ademit për të votuar anulimin e vendimit të Ivanovit

Pas një pauze të shkurtër, ku duhej të mblidhej komisioni parlamentar për të shqyrtuar propozimet e BDI-së për ndryshime të Ligjit për Zgjedhje, vazhdon seanca e Kuvendit të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Xhevat Ademi është ai i cili ka marrë fjalën për të folur për propozimet e BDI-së për ndryshime në Ligjin për Zgjedhjet, i cili tha:

“Kush tha se nuk ndodhin çudi. Unë jam këtu për të sjellë zërin e qytetarëve të revoltuar. Interesi i tyre ishte mbi interesin e partisë. Në emër të BDI-së, u sfidoj ta rrëzojmë vendimin e qytetarit Ivanov. Heqja e faljes të Ivanov është hapi i dytë që duhet ta shkelim. Sinqerisht, kjo falje e fuqizon PSP-në. BDI i jep shancë parlamentit për të përmirësuar vendimin e tij. Qytetarët dhe shqiptarët e Maqedonisë ndjehen mirë kur shteti është mirë. Me nervozën dhe inatin tuaj, shtetin e çojmë drejt humnerës. Jo çdo herë shqiptarët do ta shpëtojnë shtetin. Maqedonia nuk ka zgjidhje tjetër se NATO dhe BE. Ne shqiptarët kemi zgjidhje tjera. Jam i privilegjuar që si shqiptar, tregojmë se duam përballje në zgjedhje. Votoni propozimin tonë. Ju sfidojmë”.


Nga ana tjetër, Shilegov thotë: “Zotëri Ademi, ju flisni për BE dhe NATO, e këtu keni ardhur të bëni varrimin e “Marrëveshjes së Përzhinos” si produkt i BE-së. Sot e keni shkatërruar PSP-në me këtë lëvizje. Qytetarët ju njohin. E shkatërruat shtetin. I shkatërruat institucionet për ta mbrojtur Gruevskin.” tha Shilegov, si kundërpërgjigje të Xhevat Ademit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori