Vapa e verës priret të jetë e papërballueshme, sepse na duket sikur nuk mund të marrim frymë apo të punojmë, por përveç ventilatorëve klasikë dhe kondicionerëve, ekzistojnë disa truqe të cilat mund t’ju ndihmojnë.
Uji
Pini ujë sa më shpesh të jetë e mundur për shkak se trupi do të jetë më i freskët nëse është i hidratuar siç duhet. Përveç kësaj, do të freskoheni edhe më shumë nëse në ujë vendosni pak nenexhik ose feta të limonit. Në rast të të nxehtit ekstrem, në frigorifer mund ta ftohni një peshqir të vogël dhe ta vendosni në anën e pasme të qafës, ndërsa kyçet e duarve t’i vendosni në ujë të ftohtë. Kështu do ta ulni temperaturën e trupit tuaj për një orë. Dhe mos harroni për dush me ujë të ftohtë në momentet më të vështira, transmeton koha.net.
Gjumi
A ka ndonjë gjë më të keqe se netët e nxehta të verës, kur nuk mund të flini, dhe rrokulliseni të lodhur në shtrat. Provoni çarçafë të mëndafshit. Janë më të shtrenjtë, por edhe më të flladshëm dhe më të rehatshëm, prandaj do të flini më mirë.
Rrobat
Sa më shumë të jetë e mundur, vishni rroba nga materialet e lehta si pambuku, liri ose mëndafshi. Lëkura do të merr “frymë” më lehtë dhe më pak do të djersiteni. Gjithashtu është e rëndësishme t’i shmangni ngjyrat e errëta, sepse ato e tërheqin diellin. Dhe pa marrë parasysh sa e çuditshme duket kjo, vishni rroba më të gjata pasi kështu do ta ruani temperaturën më të ulët të trupit.
Edhe ushqyerja ka rëndësi
Hani ushqim të lehtë dhe të ftohtë, ai do t’ju freskojë më mirë se ushqimet e yndyrshme dhe të rënda. Vera është e shkëlqyeshme sepse ka shumë fruta të freskëta dhe perime, ndërsa do të jenë të mirëpritura limonada apo akullorja freskuese me fruta.
Sa më ulët aq më mirë
Në rast se jetoni në shtëpi, qëndroni në përdhese, sepse atje ajri është më i ftohtë se në katet më të larta. Se sa nxehtë është në nënkulm, as që do ta përmendim, transmeton koha.net.
Pushoni
Pushimi në orët më të këqija të ditës, kur pothuajse është e ndaluar dalja në diell, është mënyra më e mirë për t’u freskuar. Sa më shumë që lëvizni, rritet temperatura e trupit, ndërsa kur shtriheni dhe relaksoheni, gjasat për t’u rritur janë të vogla.
Freskojeni shtëpinë
Menjëherë në mëngjes lëshoni grilat e dritareve dhe perdet për ta parandaluar ngrohjen e hapësirave. Megjithatë, gjatë natës, kur temperatura bie, hapni dritaret që të qarkullojë ajri i pastër në hapësira.
Fikni pajisjet që nuk i përdorni
Edhe kur TV është i fikur, për shembull, ai lëshon nxehtësi minimale në qoftë se është i kyçur në rrymë. Për ta krijuar një ambient sa më të freskët, fikni pajisjet të cilat nuk jeni duke i përdorur.
Punët e shtëpisë
Çdo punë e shtëpisë, nga thithja e pluhurave e deri tek larja e enëve krijon ngrohje shtesë në apartament, por edhe ju ngrohin juve sepse jeni në lëvizje. Nëse mundeni, lërini të gjitha punët e tilla për herët në mëngjes apo në mbrëmje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn