Kanë qenë agjentët e policisë në “Sesto San Giovanni”, ata që kanë vënë re të rinjtë të cilët kanë kaluar nga dora në dorë nën tavolinën e një lokali, paratë dhe dokumentet e një avokateje.

Kur u pyetën, të dy hajdutët kanë pretenduar se kanë gjetur portofolin e saj, i cili përmbante dokumentet dhe paratë që kapnin shifrën e rreth 350 eurove. Por, duke parë imazhet e kamerave të vëzhgimit, ata u zbuluan se si kishin arritur që ta grabisnin portofolin e avokates pa rënë në sy të saj. Ngjarja ndodhi teksa avokatja po ngjiste shkallët e një metroje. /Shekulli Online/