Google këtë vit prezantoi një linjë të re të pajisjeve Pixel, me Pixel 3a dhe 3a XL, që synon të jetë më e përballueshme dhe tërheqëse për blerësit.

Nëse 2019 është ndonjë indikacion, Google ka të ngjarë të vazhdojë trendin në vitin 2020 me Pixel 4a dhe Pixel 4a XL.


Google Pixel 4a 5k render 4

Në imazhet e rrjedhura duket se paraqitet Pixel 4a i ardhshëm, falë 91mobiles.

Ndërsa dizajni është i njohur, disa gjëra dallohen menjëherë: ekrani me vrimë për kamerën selfie, skanuesi i gjurmëve të gishtërinjve montuar prapa, kamera e vetme dhe një portë 3.5 mm.

Google Pixel 4a 5K render 2

Raporti sugjeron që ekrani do të jetë disi më i madh se në modelet e këtij viti, me 5.7- ose 5.8 inç.

Google Pixel 4a 5K render 3

Për sa i përket specifikave, mundësitë përfshijnë një procesor Snapdragon 730 ose 765, 4 GB memorje, 64 GB hapësirë ruajtjeje, një aparat të vetëm 12.2MP dhe rrjet 5G. /Telegrafi/