Një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump bëri të ditur synimin e tij për të vendosur tarifë prej 25 për qind në importet e metalit dhe aluminit, shefja ekzekutive e Bashkimit Evropian u kundërpërgjigj.
“BE-ja do t’i ruajë interesat e veta ekonomike. Ne do t’i mbrojmë punëtorët, bizneset dhe konsumatorët tanë”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një deklarate.
“Tarifat e pajustifikuara ndaj BE-së nuk do të mbesin pa përgjigje, ato do të nxisin kundërmasa të ashpra dhe proporcionale”.
Marrëdhëniet transatlantike janë duke hyrë në një “territor” të ri, teksa administrata Trump përqafon një politikë të jashtme me qëllim të mbrojtjes së vendeve të punës dhe industrisë amerikane, si dhe teksa tenton të rishkruajë rregullat për tregti ndërkombëtare.
Për armiqtë sikurse Irani apo Kina, situata nuk është shumë e ndryshme prej administratave të mëparshme. Megjithatë, për aleatët dhe partnerët sikurse Bashkimi Evropian situate është e paqartë dhe shqetësuese.
“Gjërat duken më pak të parashikueshme sesa në administratën e parë, apo në krahasim me shumicën e administratave të mëparshme”, ka thënë Chase Foster, profesor për politikë në Kolegjin King të Londrës, i cili ka studiuar për rregulloret mes SHBA-së dhe BE-së.
“Sinjalet që vijnë prej Shteteve të Bashkuara nuk janë duke i lënë rehat liderët evropianë konvencionalë”, ka thënë Dalibor Rohaq, hulumtues i lartë në Institutin Enterprise në Uashington, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
“Të them të drejtën, secila politikë është transaksionale, mirëpo pikëpamjet e Donald Trumpit për interesat kombëtare të Amerikës duken shumë të ngushta dhe personale”.
“Vitet në vijim mund të jenë shumë të rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës dhe do ta tensionojnë marrëdhënien transatlantike prej së cilës kanë përfituar interesat amerikane dhe evropiane për të paktën 80 vjet”, ka thënë Ian Bond, zëvendësdrejtor në Qendrën për Reforma Evropiane me bazë në Londër.
Turbulencë në ardhje
Tarifat që janë bërë të ditura vetëm dy javë pas nisjes së punës së administratës Trump – në importet e çelikut dhe aluminit ndaj partnerëve tregtarë – Kanadasë dhe Meksikës – kanë qenë të pritshme prej shumëkujt.
Kanadaja dhe Meksika janë prodhues të mëdhenj të produkteve të aluminit dhe çelikut dhe eksportojnë sasi të mëdha mallrash në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e Trumpit kanë dhënë sinjale se edhe tarifa tjera do të jenë në ardhje – sidomos në makina apo kamionë – që do të mund të kenë ndikim të drejtpërdrejt në bllokun evropian.
Trump ka argumentuar për kohë të gjatë se industria amerikane është duke u dëmtuar prej importeve të lira. Tarifat janë masë përmes së cilës një administratë tenton të negociojë atë që beson se është marrëveshje më e mirë për punëtorët amerikanë, për mbrojtje të vendeve të punës, dhe ndërkohë përmes tyre rrit të hyrat nga taksat, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Unë pres një lloj lufte tregtare”, ka thënë Foster.
“Nuk do them që situata do të përshkallëzohet plotësisht, por nëse vendosen tarifa 10-20 për qind në mallrat e Evropës, pres që BE-ja të kundërpërgjigjet njëjtë”.
Administrata Trump është në avantazh në krahasim me Brukselin për shkak të ekonomisë së fuqishme, ndonëse situata edhe mund të përkeqësohet nëse BE-ja vlerëson se politikat tregtare amerikane janë përçmuese.
Nëse ndodh diçka e tillë, Foster beson se industritë evropiane dhe përkrahësit e tyre politikë mund të çojnë përpara “patriotizëm ekonomik”.
“Shikojeni se çfarë ka ndodhur në Kanada”, ka thënë ai.
“Një qasje agresive e një shteti që ndihet i sulmuar ekonomikisht, prej një shteti më të fuqishëm”.
“Patriotizmi ekonomik është emocion që del përtej partive”, ka thënë Foster, duke shtuar se prandaj mund të ndodhë që “popullata e Evropës mund t’i lë anash dallimet dhe të bashkohet dhe t’i mbrojë interesat e veta kundër Shteteve të Bashkuara, apo ndonjë shteti që mund ta ngacmojë”.
Sektori i teknologjisë
BE-ja e ka një qasje më agresive për rregullim të kompanive teknologjike sikurse Google dhe Apple. Vitin e kaluar është fuqizuar Akti për Tregjet Digjitale, duke shpallur gjashtë gjigantë teknologjikë si krijues monopolesh, dhe u ka kërkuar që të veprojnë në përputhje me rregulloret strikte. Pesë nga gjashtë prej tyre janë amerikane dhe njëra kineze – kompania amë e TikTokut.
Ndërkohë, shefat ekzekutivë të kompanive të mëdha amerikane – përfshirë Elon Musk si shef i kompanive Tesla dhe X – e kanë përkrahur fort kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Në përgjithësi, këto kompani i kanë anashkaluar rregulloret e BE-së.
Në një samit për Al të mbajtur këtë javë në Paris, në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë, si dhe shefa të kompanive të mëdha teknologjike, zëvendëspresidenti amerikan J.D.Vance, e ka kritikuar BE-në dhe përpjekjet e saj për të rregulluar sektorin e teknologjisë.
“Ne besojmë se rregullimi i tepërt i sektorit të Al mund të shkatërrojë industrinë transformative”, ka thënë Vance.
“Ne do të bëjmë çdo përpjekje që të inkurajojmë rritje pragmatike dhe politika për Inteligjencën Artificiale”.
“Mendoj që për shumë evropianë teknologjia shihet si kërcënim ekzistencial, si për kompanitë ashtu edhe për ekonomitë e tyre, për aftësinë e Evropës që të jetë konkurrente me teknologjinë e vet, por edhe si kërcënim për demokracinë evropiane”, ka thënë Foster.
“Nuk ka të bëjë vetëm me dezinformimin që e dimë se ekziston online, por edhe me faktin që këto kompani janë jashtë territorit të Evropës”, ka thënë ai.
“Kështu që nuk e di nëse kërkesat që po shtyhen përpara prej administratës Trump do të jenë të kënaqshme për liderët evropianë”.
Shtrirja e ndikimit
Ekziston edhe një pikëpyetje, nëse politika konservatore e Trumpit do t’i forcojë marrëdhëniet me liderët sikurse kryeministri hungarez, Viktor Orban apo kryeministri sllovak, Robert Fico, të cilët njihen për mesazhet populiste, të përcjella me politikë konservatore, me një qëllim të vetme: fitores në zgjedhje.
“Çfarë vërejmë tek Orbani dhe Fico është që agjendat e tyre janë goxha anti-amerikane dhe përmes tyre tentojnë të forcojnë pozicionin e armiqve të SHBA-së në rajon, sikurse të Rusisë apo Kinës”, ka thënë Rohaq.
“Megjithatë, ata duket se e kanë të përbashkët këtë ngrohtësinë për administratën aktuale, e cila çon përpara agjendën ‘Amerika e Para’”.
Orbani, i cili është në telashe me BE-në për shkak të bindjeve të tij, e ka konsoliduar pushtetin me konceptin “demokracia joliberale”, duke dëmtuar pavarësinë e mediave dhe të gjykatave, dhe duke e bërë partinë e tij Fidesz, dominuese në shtet.
Nuk është sekret as entuziazmi i tij për Trumpin dhe aktivistët konservatorë në Shtetet e Bashkuara. Në ditën e zgjedhjeve në SHBA, kur Trump e ka mposhtur kundërshtaren e tij demokrate, Kamala Harris, lideri hungarez ka thënë ‘Ne fituam’, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.
“Orbani ndihet i shfajësuar dhe vetëm sa po e forcon pozicionin e tij prej ‘euroskeptiku’ dhe qasjen e tij joliberale”, ka thënë Zsuzsanna Vegh, prej Fondit Marshall të Shteteve të Bashkuara, me bazë në Berlin.
Ajo ka thënë në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë se Orbani tani ndihet se ka më shumë autoritet për t’i shtypur grupet opozitare dhe kritikët qeveritarë.
“Narrativa qeveritare është sulmi ndaj mediave të pavarura dhe organizatave joqeveritare në Hungari. Ky sinjal pritet të ndiqet prej zyrtarëve tjerë që mendojnë njëjtë brenda BE-së, dhe Robert Fico veçse i ka hyrë rrugës së njëjtë”, ka thënë ajo.
“Fico është figurë më ndryshe prej Orbanit”, ka thënë Grigorij Meseznikov, analist politik sllovak në Bratislavë. Sipas tij, Fico nuk mund të kategorizohet lehtë si politikan i krahut të djathtë.
“Është e vërtetë që ai duke çuar përpara ide shumë të ngjashme me të djathtës ekstreme, por nuk është lloji i politikanit të ekstremit të djathtë. Ai ende çon përpara narrativa pro-ruse. Ai është pro-rus dhe është kundër Amerikës, që është goxha paradoksale”, ka thënë Meseznikov.
“Në përgjithësi, ai ka qasje pozitive ndaj Trumpit. Mendoj që e ka mirëpritur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht bindjeve të tij kundër Amerikës”, ka thënë ai.
Javën e kaluar, Fico e ka publikuar një letër të hapur për Elon Muskun, i cili ka bërë përpjekje për të mbyllur Agjencinë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), që të ndajë me të informacione për “organizatat joqeveritare, mediat dhe gazetarët individuale” që kanë pranuar para prej USAID-it.
Meseznikov e ka quajtur letrën “shaka”, meqë, sipas tij, USAID-i ka pasur prezencë minimale në Sllovaki që disa vjet.
“Unë pres që Shtëpia e Bardhë e Trumpit të bëjë më të mirën që t’i rrisë populistët e krahut të djathtë në Evropë, jo vetëm ata që janë në pushtet, sikurse Orban dhe Fico, por edhe të tjerë”, ka thënë Bond, duke përmendur si shembull partinë gjermane, Alternativa për Gjermaninë, apo Marshin Kombëtar të Francës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sremska-mitrovica-780x439.jpg)
Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë
![Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-21-e1739549824849-780x439.jpg)
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes
![Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensky-putin-780x439.jpg)
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht
![Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensku-jd-vance-780x439.jpg)
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan
![JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jd-vance-munich-security-conference-780x439.jpg)
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim