LAJMI I FUNDIT:

BE-ja kërkon të shmanget mosmarrëveshja Turqi-Greqi në Mesdheun Lindor

BE-ja kërkon të shmanget mosmarrëveshja Turqi-Greqi në Mesdheun Lindor

Një nga temat që u diskutuan në takimin e ministrave të jashtë të Bashkimit Evropian, veç sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë ishte përshkallëzimi në Mesdheun Lindor.

Greqia dhe Qiproja mbështeten nga BE në mosmarrëveshjen për të drejtat e shpimit për gaz në Mesdheun Lindor. Sipas BE, Turqia po kërkon ilegalisht gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote, por për momentin BE-ja nuk do të vendosë masa ndëshkuese.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu i kishte siguruar kolegët e tij evropianë, pak para se ata të lidheshin me video, se Ankaraja nuk dëshironte që konflikti të përshkallëzohej.


Sidoqoftë, sipas Cavusoglut, edhe Greqia duhet të sillet “në mënyrë të arsyeshme”.

Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias theksoi se vendi i tij shpresonte se nuk do të krijohej konflikt po të “mbeten të gjithë me mendje në kokë dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel kishte telefonuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të qetësuar punët. Ajo u bëri thirrje të dyve për dialog.

Në Mesdheun Lindor po qarkullon një anije eksploruese turke e shoqëruar nga marina turke. Erdogan njoftoi se kërkimet do të vazhdojnë deri më 23 gusht. Franca kishte filluar manovra detare me marinën greke para ishullit të Kretës për të frikësuar Turqinë.

Cavusoglu e akuzoi Francën se sillej si “gangstere”.

Tre palët e konfliktit, Turqia, Greqia dhe Franca, janë aleatë të NATO-së.

Greqia dhe Turqia grinden prej dekadash për çështje territoriale. Turqia akoma mban të pushtuar pjesën veriore të Qipros, anëtare e BE-së. /Deutsche Welle/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët bllokojnë rrugët në Beograd, shoferi i një veture rrit shpejtësinë dhe ia mësyn turmës – një vajzë e godet brutalisht me automjet

Studentët bllokojnë rrugët në Beograd, shoferi i një veture rrit shpejtësinë dhe ia mësyn turmës – një vajzë e godet brutalisht me automjet

Serbia
Shpërthime në Kiev, droni rus rrëzohet pranë pallatit presidencial gjatë vizitës së kryeministrit britanik

Shpërthime në Kiev, droni rus rrëzohet pranë pallatit presidencial gjatë vizitës së kryeministrit britanik

Botë
Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025

Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025

Botë
Tifozët e Yllit të Kuq nga Beogradi ofendojnë në palestër ambasadorin amerikan në Serbi, intervenon sigurimi për ta qetësuar situatën

Tifozët e Yllit të Kuq nga Beogradi ofendojnë në palestër ambasadorin amerikan në Serbi, intervenon sigurimi për ta qetësuar situatën

Serbia
Bullgaria më në fund mori një kryeministër pas shtatë palë zgjedhjeve në katër vjet

Bullgaria më në fund mori një kryeministër pas shtatë palë zgjedhjeve në katër vjet

Bullgaria
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Kalo në kategori