LAJMI I FUNDIT:

BE-ja i jep Meta-s 24 orë për të ‘marrë masa’ për videot e Hamasit

BE-ja i jep Meta-s 24 orë për të ‘marrë masa’ për videot e Hamasit

BE-ja ka paralajmëruar Mark Zuckerbergun për përhapjen e “dezinformatave” në platformat e mediave sociale të Meta-s pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Ajo i tha Meta-s, e cila zotëron Facebook dhe Instagram, se “ka 24 orë” për të ndërmarrë veprime dhe për të respektuar ligjin evropian, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Firmat e mediave sociale kanë parë një rritje të dezinformatave rreth konfliktit, duke përfshirë imazhe të modifikuara dhe video të etiketuara gabimisht.


BE i drejtohet Elon Muskut, thotë se po bëhet përhapja e dezinformatave në X pas sulmit të Hamasit
Lexo po ashtu BE i drejtohet Elon Muskut, thotë se po bëhet përhapja e dezinformatave në X pas sulmit të Hamasit

Të martën, BE-ja paralajmëroi X, i njohur më parë si Twitter, për një përmbajtje të tillë.

Komisioni Evropian ndërkohë u kujtoi të gjitha kompanive të mediave sociale se atyre u kërkohet ligjërisht të parandalojnë përhapjen e përmbajtjes së dëmshme në lidhje me grupin militant palestinez Hamas.

“Përmbajtja që qarkullon në internet që mund të lidhet me Hamasin kualifikohet si përmbajtje terroriste, është e paligjshme dhe duhet të hiqet…”, tha një zëdhënës i Komisionit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Risi interesante po vijnë në WhatsApp

Risi interesante po vijnë në WhatsApp

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Teknologji
Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Teknologji
Kalo në kategori