LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë ka thënë në polici 20-vjeçarja për videon me kryebashkiakun

Ja çfarë ka thënë në polici 20-vjeçarja për videon me kryebashkiakun

Vetëm 20 vjeçe, e reja e lindur në Bulqizë dhe banuese në Dibër, arriti të fuste në kurth kryebashkiakun e Dibrës.

Denoncuesja publike e Shukri Xhelilit është thirrur në ambientet e policisë paraditen e djeshme, duke treguar të njëjtat fakte që dha edhe gjatë intervistës për “Ora News’, pas publikimit të videoskandalit.

Me tipare të bukura, edhe për shkak të moshës, ajo ka mundur që ta “joshë” kryebashkiakun, pasi ai kërkoi favore të tjera për t’i siguruar një vend pune.


Vajza ka deklaruar se ishte vënë nën presion nga kryebashkiaku për t’i ofruar favore seksuale në këmbim të vendit të punës. Megjithatë, ajo në asnjë moment nuk ka pranuar se e ka provokuar kryetarin e bashkisë.

Sipas saj, videon e skandalit e ka bërë publike me dëshirën e saj, për të treguar se çfarë ndodh nga zyrtarët kur vajzat e reja si ajo kërkojnë që të punësohen.

Nga burime të policisë konfirmohet se 20-­vjeçarja ka deklaruar se ka qenë e vetme kur ka planifikuar videon, pasi kishte kuptuar qëllimet e kreut të Bashkisë së Dibrës.

Edhe pse nuk konfirmohet zyrtarisht, vajza është marrë në mbrojtje, pasi është identifikuar nga publiku emri dhe pamja e saj, duke u përhapur me shpejtësi nëpër rrjetet sociale.

Sipas të dhënave, vajza është fëmija më i vogël në familjen e saj. Ajo, siç ka pranuar dhe në intervistë, ka mbaruar vetëm shkollën e mesme dhe nuk kishte ndjekur universitetin. Në këto kushte i është drejtuar kryebashkiakut të Dibrës për një vend pune, rreth 3 muaj më parë. /Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori