Krijuesja e këngëve të suksesshme si “Dangerusly in Love” dhe “Tonight” dikur nëpër emisione edhe ka kënduar këngë popullore.

Madje, ajo kishte edhe veshje tradicionale shqiptare, kurse në fillimet e karrierës kishte një dukje te lezetshme normale.


Tani duket se yje si Rihanna dhe Nicki Minaj po e inspirojnë Dafiën që ajo edhe të ndërrojë stil dhe ky ndryshim i stilit nuk u prit nga mirë nga fansat e saj që në komentet në faqen e saj në Facebook kanë postuar krahasimet. 

Ajo ndër vite pos që kreu një numër të ndërhyrjeve estetike në fytyrë, edhe ka vënë një vath në hundë, që i shtohet edhe trupit të saj mjaft të stërvitur.

Dafina Zeqiri së fundmi ka shijuar suksesin e këngës “Got Ur Back” në bashkëpunim me reperin Ledri Vula. /Telegrafi/