Ja çfarë bënë serbët e Kosovës, me tre miliardë eurot e Serbisë

“Instituti Farmaceutik i Mitrovicës nga fondi republikan për sigurime, në fund të vitit 2012 ka paguar shtatë herë më shumë mjete. Anëtarët e Komitetit të Verifikimit dyshojnë se mjekët përmes ‘pacientëve’ kanë organizuar kontrabandën e ilaçeve. E njëjta vërehet edhe në Gjilan”, shkruan Blic.
Te rasti i qendrës së gjerontologjisë në Mitrovicë, më 2003 është nënshkruar marrëveshja prej 1.5 milion eurove, pra për 40 për qind të shumë ssë përgjithshme, ndërsa kjo qendër kurrë nuk është ndërtuar.
“Punën e ka fituar firma ‘Masters’ nga Prishtina. Ne një raport thuhet se punët nuk janë kryer kurrë”, shkruan Blic. “Ndërsa, është e pabesueshme se firma ‘Masters’ akuzon Ministrinë për mos pagesë të borxhit”.
Në Kosovë është "ndërtuar “ edhe një tjetër qendër e tillë në Zveçan, që po ashtu kurrë nuk është hapur.
“Bashkëbiseduesi jonë thekson se për objekti i ndërtuar është menduar të jetë shtëpi e pleqve. Për këtë janë shpenzuar shtatë milionë euro, apo 1.600 euro për metër katror. Ndërsa, aktualisht objekti jepet me qira”.
Kryetari i Këshillit Verifikues, Momir Stojanovic, ka thënë për Alo se numri i objekteve mjekësore për serbët në Kosovë është aq i madh sa nuk përkon me numrin e tyre; se ka shumë të punësuar; nepozitëm të tillë sa që një familje punon në të njëjtin institucion. Disa madje marrin rroga edhe pse nuk bëjnë asgjë.
“Këshilli do të propozojë që të punësuarit serbë në Kosovë të mos marrin 150 për qind të pagave, por 50 për qind, të cilat i ndanë Serbia për t’i derdhur në një fond nga i cili do të financohen familjet që nuk e kanë asnjë anëtar të punësuar”, thotë Stojanovic, duke shtuar se shumë serbë marrin edhe rroga nga buxheti i Kosovës.
“Nga hetimet del se tre miliardë euro për 10 vjet janë shpenzuar për rroga dhe mëditje, edhe për ata që nuk jetojnë në Kosovë, si dhe për ndërtesat që kurrë nuk janë ndërtuar”. /Telegrafi/



















































