Jennifer Lopez, e cila jeton në New York – epiqendrën e coronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodhet në vetizolim.

Në vendin e saj janë shtuar dukshëm masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke qenë se tashmë numri i të infektuarve në shtetin e New Yorkut ka kaluar 10.000.


Për këtë arsye, njerëzit janë izoluar në shtëpitë e tyre dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as të famshmit. Sidoqoftë, izolimi nuk i shkon keq këngëtares dhe aktores amerikane.

J.Lo ka gjetur më shumë kohë për t’u qëndruar pranë fëmijëve të saj, ndërsa na rrjetet sociale ka shpërndarë video të shumta nga koha e saj në shtëpi.

Ajo e ka kalon kohën edhe me të fejuarin Alex Rodriguez dhe dy fëmijët nga martesa me këngëtarin Marc Anthony. /Telegrafi/

@jlo

Visit TikTok to discover videos!