Izraelitët parandalojnë futjen e militantëve të Hamasit në Izrael përmes detit, ua shkatërrojnë anijen – publikohen pamjet

Ushtria izraelite (IDF) në rrjetet sociale ka publikuar videon e luftës që po e zhvillon kundër Hamasit.
IDF-ja në profilin zyrtar në X, ka publikuar pamjet nga luftimet që po i zhvillon kundër Hamasit, transmeton Telegrafi.
Videoja është publikuar dje, por është filmuar më 7 tetor kur filluan luftimet e ashpra mes Hamasit dhe Izraelit.
Kujtojmë që nga Rripi i Gazës në orët e para të shtunës së javës së kaluar, janë shkrepur 5 mijë raketa që nënkuptonte fillimi i konfliktit të armatosur.
Ndërkohë Izraeli është sulmuar nga Siria dhe Libani, e në profilin zyrtar IDF-ja publikuar pamjet nga luftimet në detin Mesdhe.
Në video shihet anija e pjesëtarëve të Hamasit, që tentuan të neutralizojnë patrullën e ushtrisë izraelit.
Megjithatë ushtarët izraelit kanë arritur të neutralizojnë të gjithë pjesëtarët e Hamasit që ishin në anije. /Telegrafi/






















































