LAJMI I FUNDIT:

Izraeli me sukses teston sistemin e mbrojtjes ajrore Irone Dome nga luftanija

Izraeli me sukses teston sistemin e mbrojtjes ajrore Irone Dome nga luftanija

Ministria izraelite e Mbrojtjes dhe marina e këtij vendi, kanë njoftuar se kanë testuar me sukses sistemin e mbrojtjes kundërajrore C-Dome, versionin “detar” të sistemit tashmë të njohur Iron Dome, përkatësisht “kupolës së çeliktë”.

Iron Dome është një sistem i mbrojtjes kundërajrore që u përdor shumë gjatë konfliktit në Rripin e Gazës gjatë vitit të kaluar, duke arritur të shkatërrojë mbi 90 për qind të raketave të shkrepura në drejtim të Izraelit, transmeton Telegrafi.

Pas integrimit të suksesshëm të sistemit të mbrojtjes, SHBA vendosën të blejnë këtë sistem nga Izraeli. Të inspiruar nga suksesi i këtij sistemi raketor, Koreja e Jugut gjithashtu zhvilloi një sistem të ngjashëm për t’u mbrojtur nga Koreja e Veriut.


Iron Dome është zhvilluar nga kompania izraelite Rafael Advance Defence Systems, me qëllimin e vetëm – mbrojtjen e qyteteve izraelit nga sulmet ajrore.

Për herë të parë u përdor në vitin 2011, e fjala është për sistemin e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, që përdor radarë për zbulimin e predhave që vijnë në drejtim të shtetit izraelit dhe lanson raketat Tamira, për t’i shkatërruar ato të armikut në ajër.

E pasi u dëshmua si efikas versioni tokë-ajër, është zhvilluar versioni për marinën ukrainase që tani quhet C-Dome. Ministria izraelite e Mbrojtje dhe marina njoftuar se testuan këtë sistem nga luftanija Sa’ar 6 class INS oz.

Gjatë testit është simuluar rreziku me të cilin do të ballafaqohet ky sistem në det. Testi u krye në brigjet e pjesës qendrore të Izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Kalo në kategori