Një zyrtar izraelit tha se Kryeministri Benjamin Netanyahu ishte në Arabinë Saudite dhe u takua me princin saudit të kurorës. Kjo është hera e parë që Izraeli konfirmon publikisht një vizitë në Arabinë Saudite nga një udhëheqës i tij, ndërkohë që dy vendet shtrëngojnë radhët kundër Iranit.
Njoftimi u bë fillimisht nga media izraelite, e cila tha të hënën se Kryeministri Netanyahu bëri një vizitë të fshehtë të dielën në Arabinë Saudite për bisedime me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Në njoftim thuhej se delegacioni i Izraelit përfshinte gjithashtu Yossi Cohen, shef i Mossadit, agjencia e inteligjencës kombëtare të Izraelit dhe citoheshin të dhënat e gjurmimit të fluturimit që tregonin një avion privat i cili udhëtonte nga Tel Aviv për në Neom të Arabisë Saudite dhe kthehej disa orë më vonë.
Departamenti amerikan i Shtetit nuk përmendëte zotin Netanyahu në deklaratën e tij të së dielës për takimin e Pompeo me princin Mohammed bin Salman, i cili u zhvillua në Neom.
“Ata diskutuan mbi nevojën për unitet mes vendeve të Gjirit për t’iu kundërvënë sjelljes agresive të Iranit në rajon dhe për të arritur një zgjidhje politike të konfliktit në Jemen”, tha zëdhënësi Cale Brown.
Pompeo vizitoi Izraelin javën e kaluar dhe festoi me Kryeministrin Netanyahu marrëveshjet që Izraeli nënshkroi me Bahreinin, Sudanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për normalizimin e marrëdhënieve. Zoti Pompeo i ka kërkuar gjithashtu Arabisë Saudite që të normalizojë marrëdhëniet e saj me Izraelin. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Godasin lepurin gjatë ngritjes në ajër, motori i aeroplanit me 153 pasagjerë përfshihet nga zjarri – pilotët detyrohen të aterrojnë në Denver

Rubio do të diskutojë fatin e ‘koalicionit të vullnetarëve’ me homologët francezë dhe britanikë

Sekretarja e Trumpit kërcënon Harvardin: Do t’ju heqim të drejtën për të regjistruar studentë të huaj

Zbulim historik, shenja të forta jete gjenden në planetin e largët përtej sistemit tonë diellor

Përqafoi kancelarin Olaf Scholz - tani duhet të paguajë një gjobë prej 4500 eurosh

Sekretarja e Trumpit kërcënon Harvardin: Do t'ju heqim të drejtën për të regjistruar studentë të huaj

Rubio do të diskutojë fatin e 'koalicionit të vullnetarëve' me homologët francezë dhe britanikë

Një grimcë truri, një univers lidhjesh - harta e parë 3D që sfidon shkencën

Zhvendosen bisedimet SHBA-Iran për armët bërthamore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura