Qindra faqe të internetit izraelite u hakuan të enjten dhe kanë vendosur një video kërcënuese kundër shtetit hebre, duke njoftuar shkatërrimin e saj të ardhshëm.

Sulmi në internet i atribuohet grupit "Hacker of Saviour", sipas mesazhit të lënë në faqet. Sipas Jerusalem Post, qindra portale u sulmuan, ndërsa gazeta Haaretz raporton se faqet e prekura numërohen në mijëra, dhe kjo për mungesë të një bilanci zyrtar, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, specialistët treguan se sulmi është i kufizuar, pasi ajo ndodhi përmes një serveri të vetëm dhe se nuk goditi ndonjë faqe zyrtare të qeverisë izraelite.

9982640 0 0 1280 720 large

Sulmi la mesazhin "Përgatituni për një surprizë të madhe" dhe një video që siguron se "llogaritja për shkatërrimin e Izraelit filloi shumë kohë më parë".

9982638 0 0 1280 720 large

Ndërkohë, pamjet tregojnë një simulim të disa qyteteve që janë shkatërruar nga shpërthimet dhe bombardimet.

9982604 1 95 980 552 large

Në lidhje me këtë, agjencia izraelite kibernetike rikujtoi që javën e kaluar kishte paralajmëruar sulme të mundshme nga Irani. Përveç kësaj, ai vuri në dukje se sulmi është "sipërfaqësor", i kufizuar në një server të vetëm të përdorur nga subjektet private.

Nga ana e tij, Lotem Finkelstein, kreu i Cyberintelligence në firmën Checkpoint Software Technologies, detajoi që hakerat nga bota arabe, përfshirë Turqinë, Afrikën Veriore dhe Rripin e Gazës, janë të organizuar për të sulmuar vendet izraelite. /Telegrafi/