LAJMI I FUNDIT:

Iu përkeqësua gjendja në vendin e punës, ndërron jetë në spital një person nga Mitrovica

Iu përkeqësua gjendja në vendin e punës, ndërron jetë në spital një person nga Mitrovica
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bën të ditur se një person derisa ishte roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 03:30 në jug të Mitrovicës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.


Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/