LAJMI I FUNDIT:

Italia publikon listën për dy ndeshjet e ardhshme, Ventura vjen me disa befasi

Italia publikon listën për dy ndeshjet e ardhshme, Ventura vjen me disa befasi

Giampiero Ventura ka emëruar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme, me Uruguain dhe Liechtensteinin.

Italia do të luaj dy ndeshje në fillim të muajit qershor, pasi do të luaj miqësoren me Uruguain me të shtatin, ndërsa ndeshjen kualifikueses ndaj Liechtensteinit në Dacia Arena te Udineses me 11 qershor.

Në këtë ndeshjes, Ventura ka ftuar futbollistët kryesor të ndeshjeve të deritashme, por ka pasur edhe disa befasi.


FIFA godet Italinë dhe Shqipërinë, dënime të rënda
Lexo po ashtu FIFA godet Italinë dhe Shqipërinë, dënime të rënda

Stephan El Shaaraëy dhe Riccardo Montolivo, i cili u kthye vetëm para disa jave nga lëndimi janë kthyer në skuadër për këto dy ndeshje, por jo edhe Mario Balotelli, i cili pati një super-sezon me skuadrën franceze, Nice, përcjell Telegrafi.

Lojtarët e Juventusit që janë të ftuar do t’i bashkohen skuadrës vetëm me datë 5 qershor, pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, e cila zhvillohet në Cardiff me 3 qershor. /Telegrafi/

Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Gianluigi Donnarumma (Milan), Simone Scuffet (Udinese)

Mbrojtës: Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Juventus), Mattia Caldara (Atalanta), Federico Ceccherini (Crotone), Giorgio Chiellini (Juventus), Danilo D’Ambrosio (Inter), Matteo Darmian (Manchester United), Emerson Palmieri dos Santos (Roma), Leonardo Spinazzola (Atalanta)

Mesfushorë: Daniele De Rossi (Roma), Claudio Marchisio (Juventus), Riccardo Montolivo (Milan), Lorenzo Pellegrini (Sassuolo), Marco Verratti (PSG)

Anësor: Federico Bernardeschi (Fiorentina), Antonio Candreva (Inter), Stephan El Shaarawy (Roma), Lorenzo Insigne (Napoli)

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Eder Citadin Martins (Inter), Manolo Gabbiadini (Southampton), Ciro Immobile (Lazio)