Italia sapo ka miratuar ligjin e ri antikorrupsion i cili synon të luftoj korrupsonin në administratën publike e sjellë një transparencë të plotë ndaj financimeve partiake.
Individët e dënuar për korrupsion do të largohen përjetë nga postet në administratën publike italiane e të gjitha forcat politike, lëvizjet politike, shoqatat e lidhura me to apo fondacaionet kanë detyrimin e publikimit online të të gjitha financimeve që nga shuma minimale 500 euro.
Ky ligj i kërkuar fortësisht nga forca qeverisëse “Lëvizja 5 Yje” u miratua me shumicë votash nga Parlamenti Italian me votat kundër të demokratëve, e me mungesën në sallë të deputetëve të partisë “Forza Italia” me lider ish-kryeministrin Silvio Berlusconi.
“Është një ditë historike”, u shpreh në sallën e parlamentit ministri italian i Drejtësisë, Alfonso Bonafede.
“Është një ligj për të gjithë qytetarët e ndershëm e për të gjithë sipërmarrësit që duan ta kryejnë mirë punën e tyre e për të gjithë personat që do ta bëjnë këtë vend të rilind”.
“Ia arritëm më në fund që në Itali kush korrupton apo korruptohet të ndëshkohet me ligj”, tha ai.
Ligji i ri italian i antikorrupsionit parashikon norma të reja e mjaft të ashpra për këdo që dënohet qoftë dhe në shkallën e parë të gjykimit për korrupsion.
Ky ligj largon përjetësisht nga postet publike të gjithë ata persona të dënuar për korrupsion, ryshfet, e përvetësim të pronës publike, të gjithë ata të dënuar për tentativë ryshfeti, korrupsioni e përvetësimi të planifikuar, si dhe të gjithë ata persona që ndikojnë e favorizojnë trafiqet e paligjshme. U hiqet përjetë mundësia e kontaktimit me administratën publike të gjithë sipërmarrësve të dënuar për korrupsion apo ryshfet.
Masa e dënimit për persona të dënuar për korrupsion, ryshfet e përvetësim ndryshon nga dënimi minimal 1 vit që ishte parashikuar në ligjin e mëparshëm, në 3 vjet, e nga 6 vjet dënimi maksimal në 8 vite. Si dhe eliminohet masa e dënimit alternativ për të gjithë ata individë të dënuar për korrupsion.
Ky ligj vendos gjithashtu se të gjitha, partitë, forcat politike, lëvizjet politike, shoqatat apo fondacionet e lidhura me to kanë detyrimin të publikojnë online të gjitha financimet që bëhen nga individë apo donatorë të nisura nga minimumi 500 euro.
Gjithashtu të gjitha forcave politike u ndalohet marrja e kontributeve, përfitimeve apo dhe të formave të tjera mbështetëse nga qeveri apo organe publike të vendeve të huaja apo dhe nga persona juridikë rezidentë në një shtet tjetër.
“Ky ligj i kthen dinjitetin Italisë”, kanë deklaruar deputetët e 5 Yjeve, ndërsa për demokratët në opozitë, është një reformë e rrezikshme për sistemin e drejtësisë që shndërron individët ende në një proces gjykimi në fajtor të mundshëm. /oranews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Opozita e Grenlandës fiton zgjedhjet e dominuara nga pavarësia dhe Trump

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët