LAJMI I FUNDIT:

Italia e gatshme për partneritet të mirëfilltë me Kosovën

Italia e gatshme për partneritet të mirëfilltë me Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini.

Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se, duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve tona, Haradinaj ka uruar që këto marrëdhënie të thellohen edhe më tej në të ardhmen dhe ka falënderuar shtetin e Italisë për gjithë angazhimin por edhe përkrahjen dhënë Kosovës në procese të ndryshme, shumë të rëndësishme për vendin, transmeton Telegrafi.

“Si mike e Kosovës, Italia në vazhdimësi ka mbështetur perspektiven tonë të integrimit dhe ka qenë afër nesh në proceset jetike për konsolidimin dhe shtetbërjen e Kosovës”, është shprehur kryeministri në detyrë, Haradinaj, derisa njëkohësisht e ka njoftuar ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini për progresin por edhe sfidat me të cilat po përballet Kosova, veçanërisht në sferën politike dhe për të arriturat në sferën e sigurisë në vend.


Haradinaj, po ashtu ka theksuar se është më së i nevojshëm krijimi i institucioneve të Kosovës sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që proceset që kanë ngecur të ecin përpara.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes i Italisë, Lorenzo Guerini, ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Haradinaj, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Italisë, derisa ka shprehur gatishmërinë që këto raporte të zgjerohen edhe më shumë në të mirën e një partneriteti të mirëfilltë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori