Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se të gjithë akterët e jetës publike por edhe qytetarët duhet të bashkohen për t’i ndalur tendencat autoritare të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave të tij.
Deputeti i PDK-së, konsideron Qeveria Kurti, po vazhdon të kërcënojnë demokracinë e shtetit të Kosovës duke marrë Kushtetutën dhe ligjin në dorën e tyre.
“Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, përpos që vërtetuan shkeljet kushtetuese të Qeverisë Kurti dhe Ministrit Arben Vitia, dy herë brenda pak javësh, janë edhe një tregues tjetër i asaj çfarë po ndodh në Republikën e Kosovës dhe cila është qasja e udhëheqësve të institucioneve në këtë pandemi. Dy kërcënime që i pamë gjatë këtyre ditëve, njëri i Albin Kurtit për Gjykatën Kushtetuese, të cilës pak a shumë i tha se do të marrë masa ndaj saj – nëse ajo vendos ndryshe, si dhe tjetri nga Xhelal Sfeçla, i cili gjatë tërë kohës flet se si do ta arrestojë Behgjet Pacollin, shpërfaqën tendencën autoritare të kësaj Qeverie”, thotë Ismaili.
Sipas tij, shkelur Kushtetutën dhe duke e gjetur një deputet për t’i jetësuar planet e Kurtit për nënshtrimin e Parlamentit nga Qeveria, po tregohet qartë se këta njerëz nuk mërziten për ruajtjen e demokracisë dhe nuk lodhen për cenimin e thelbit të Kosovës si Republikë Parlamentare.
Ismajli ka theksuar se Republika e Kosovës varet nga guximi qytetar për ta mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues nga qeveritarët e shkarkuar që po tregojnë prirje autoritare.
“Duke bërë “mish për top” një deputet të pakicës politike, Xhelal Sfeçla dërgon një sinjal për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për të tjerët, se kërkesat e Albin Kurtit janë të padiskutueshme dhe ato duhet vetëm të zbatohen. Edhe nëse çmimi për këtë është shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës. Është obligim yni, jo vetëm si deputetë, por edhe si qytetarë, që t’i ndalim tendencat autoritare të Kryeministrit dhe Ministrave të tij që ta marrin Kushtetutën dhe Ligjin në dorën e tyre, si dhe kërcënimet që u bëhen individëve dhe institucioneve. Republika varet nga guximi ynë qytetar për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë