LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Për herë të parë i kemi ulur çmimet e barnave në Kosovë

Ismaili: Për herë të parë i kemi ulur çmimet e barnave në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka raportuar sot para Komisioni Parlamentar për Shëndetësi.

Ai ka folur edhe për hartimin dhe miratimin e disa dokumentave legjislative.

Me këtë rast, ministri Ismaili ka përmendur se si për herë të parë në histori të sistemit shëndetësor të Kosovës është nënshkruar Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave.


“Duke i dhënë Kosovës për herë të parë një Udhëzim të tillë Administrativ, është realizuar një kërkesë 20-vjeçare e qytetarëve dhe farmacistëve. Si një ndër dokumentet më të rëndësishme kundër abuzimit të parasë publike dhe të qytetarëve, ky Udhëzim Administrativ pritet që të shpëtoj miliona euro të taksapaguesve kosovarë”, ka thënë ministri Ismaili.

Në mungesë të këtij dokumenti, shteti ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit, ndërsa qytetarët kanë shpenzuar nëpër barnatore rreth 10 milionë euro më shumë për barna në vit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori