LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Këtë vit do ta bëjmë funksionalizimin e plotë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Ismaili: Këtë vit do ta bëjmë funksionalizimin e plotë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Në këtë vizitë, ministri Ismaili ka takuar drejtorin e Fondit, Fatmir Plakiqin dhe të gjithë punëtorët të cilët punojnë aty.

Pas këtij takimi, Ismaili ka thënë se fundi i këtij viti do ta gjejë Kosovën me funksionalizimin e plotë të Fondit.

“Vitin e kaluar kam thënë se 2019-ta do të jetë viti i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në vizitën që pata sot në këtë institucion, unë i sigurova edhe një herë për mbështetjen time të plotë në punën e tyre. Së bashku me drejtorin e Fondit, Fatmir Plakiqin, këtë vit do të orientojmë të gjitha kapacitetet tona që fundi i vitit të na gjejë me funksionalizimin e plotë të Fondit”, ka thënë ministri Ismaili.


Më tej, ai ka dhënë edhe një lajm të mirë, duke treguar se nga gjysma e këtij viti, do të nis edhe kompensimi i Barnave Jashtëspitalore.

“ Nga gjysma e dytë e këtij viti, për herë të parë në Kosovë, do të fillojmë edhe me kompensimin e barnave jashtëspitalore, si hapin e parë konkret drejt qëllimit final: sigurimet shëndetësore”, ka shkruar ministri Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kalo në kategori