Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur vendimin e nxjerrë sot nga Gjykata Kushtetuese, i cili i dha të drejtë padisë që kjo parti ka ngritur ndaj qeverisë në detyrë, veçanërisht ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me datën 17 prill.
Në një konferencë për media, deputetja e PDK-së, Besa Ismaili ka thënë se shkelja e Kushtetutës nga kjo qeveri po ndodhë për të dytën herë dhe duhet të merren masa.
“Në çështjen që ne si PDK parashtruam, argumentuam se vendimet e ministrit në largim të Shëndetësisë, Arben Vitia, përbënin një shkelje të Kushtetutës së Kosovës, dhe kjo gjë u vërtetua sot nga Gjykata Kushtetuese. Ne kemi kontestuar në Gjykatë katër vendime të ministrit të Shëndetësisë, të cilat janë të njëjta dhe uniforme me dhjetëra vendime të tjera të tij dhe në secilin rast është dëshmuar se ato kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën. Si rrjedhojë, të gjitha vendimet e tjera paraqesin po ashtu shkelje të Kushtetutës.
Aktgjykimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese vërteton për herë të dytë radhazi se qeveria në ikje e Kurtit është përpjekur që të përqëndrojë të gjitha pushtetet në duart e saj, duke shkelur rëndë liritë themelore të njeriut. Lëvizja Vetëvendosje, ka ardhur në pushtet duke mashtruar qytetarët si partia që do të garantojë në Kosovë sundimin e ligjit, dhe në pak javë pushtet e diskreditoi veten duke shkelur së paku dy herë aktin më të lartë juridik të shtetit tonë, Kushtetutën”, tha Ismaili.
“Po ashtu, përpjekja për të marrë vendime që nuk i takojnë, duke anashkaluar e nëpërkëmbur pushtetin legjislativ të Kuvendit, demonstron një mungesë të theksuar të respektit që ka kjo parti për demokracinë dhe për institucionet dhe procedurat demokratike. Ne jemi të bindur se, marrja e vendimeve të paligjshëm nga ministri i shkarkuar Vitia në tejkalim të kompetencave ligjore përbën gjithashtu një vepër penale.
Prandaj, i bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që të ndërmarrë hapa ligjorë kundër këtij shkelësi. Verdikti i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese, demonstron përsëri cënimet e rënda që qeveria e shkarkuar e Kurtit i ka bërë demokracisë dhe rendit kushtetues të Kosovës. Në këtë mënyrë dëshmohet edhe njëherë se qeveria Kurti e ka merituar të shkarkohet me mbi 2/3-tat e votave të Kuvendit të Kosovës”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri