LAJMI I FUNDIT:

Ismaili dyshon se ka fituar mandatin e deputetit, thotë se gaboi që iu bashkua PSD-së

Ismaili dyshon se ka fituar mandatin e deputetit, thotë se gaboi që iu bashkua PSD-së

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili ka thënë se është penduar që kur është larguar nga Vetëvendosja nuk e ka vazhduar karrierën e tij politike si deputet i pavarur.

Ismaili përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar partitë politike, e që, sipas tij,  të gjitha kanë një gjë të përbashkët e ajo është dëshira e verbër për pushtet.

Ai ka thënë se ka dyshime që ka fituar mandatin e deputetit, transmeton Telegrafi.


“Politika le t’i mbetet atyne që iu flen më mirë. Për mue ishte veç munim, pos betejave që i bajsha me shumë qef, të cilat nuk i duhen skenës politike ma. E që rrjedhimisht tregon se s’i duhem as unë politikës ma, përveç nëse del se e kam fitue edhe këtë mandat, për të cilin dyshoj”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se s’ka njeri të pagabueshëm.  Por, thotë se gabimi i tij i vetëm ka qenë, se kur është ndarë nga VV nuk ka dalë deputet i pavarur. “ Me qenë zani i qatyne 55% që nuk votojnë. Isha kënaqë, se ma nxorën politikën për hunsh”.

“Krejt lojët politike: shantazhet, skandalet, shpifjet, të ngulmet, marrëveshjet, koalicionet edhe propaganda, janë mjete për me e marrë pushtetin në fund. Unë kam qenë pjesë aktive e propagandës, që e kam edhe profesion, edhe e kam përdorë si kundërptopagandë ndaj subjekteve që e mbajshin peng Prishtinën edhe Kosovën”, ka shkruar Ismaili.

PSD në kuadër të koalicionit me AAK-në sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në zgjedhjet e djeshme kanë marrë 11.54 për qind të votave./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Kalo në kategori