Cat Stevens, emri i mëparshëm i Islam, kishte thënë që grupi kishte ‘vjedhur’ elemente nga kënga e vitit 1973, “Foreigner Suite”, për të realizuar hitin e tyre të vitit 2008.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe kitaristi Joe Satriani, i cili ka thënë se rokerët ia kanë vjedhur instrumentalin e tij “If I Could Fly”, kështu që e ka paditur grupin për plagjiaturë.

Mirëpo, Islam thotë se nuk do të ndjekë rrugën e Satrianit dhe nuk do ta çojë çështjen në gjykatë.

“Nuk dëshiroj që ata të mendojnë se unë jam i nevrikosur me ta, sepse nuk mendoj se e kanë bërë qëllimisht një gjë të tillë. Madje do të më pëlqente të ulesha me ta, të pija një çaj dhe t’u thosha se çdo gjë është në rregull”, ka thënë Islam.