Një grua nga SHBA-të ishte mashtruar nga një "romancë fake" në internet, ku një burrë e kishte bindur që të kontrabandon drogë në Australi, por ky veprim i kushtoi me burgim.

Denise Marie Woodrum, 51-vjeç, ishte arrestuar vitin e kaluar nga policia në aeroportin e Sydney, pasi brenda takeve të këpucëve kishte qese të vogla me kokainë, transmeton Telegrafi.


kokaina 2

Në janar ajo është shpallur fajtore për transportimin ilegale të drogës, por ka pranuar në gjykatë se ishte viktimë e një "romance" online. Megjithatë, gjykatësi kishte kundërshtuar duke thënë se ajo me dëshirë ka marrë pjesë në transportimin e kokainës.

kokaina 3

Gjykata e New South Wales dënoi Woodrumin nga Missouri i SHBA-ve me shtatë vite e gjysmë burgim.

kokaina 4

Avokatja e saj, Rebecca Neil, e ka përshkruar klienten e saj si një grua fetare, e cila ishte mashtruar nga një burrë në internet.

kokaina 1

Burri i identifikuar si Hendrick Cornelius, kishte keqpërdorur besimin e Woodrum për përfitime materiale pretendon avokatja e kësaj gruaje nga SHBA-të. /Telegrafi/