Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi brigjet perëndimore të Qipros herët të martën, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Dhe raportet thonë se është ndjerë në Izrael, Liban dhe Turqi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Tërmeti i fortë ishte me qendër 48 kilometra (30 milje) në perëndim-veriperëndim të qytetit të Polis në ishullin mesdhetar, tha USGS.

cccc

Ai dridhi ndërtesat në kryeqytetin Nikosia, 130 kilometra larg dhe ata pak njerëz që ishin zgjuar dolën në rrugë.

“Ishte e frikshme. E gjithë ndërtesa po dridhej”, tha një banor i Nikozisë për AFP. "Mendova se nuk do të mbaronte kurrë".

Qiproja shtrihet në një zonë dytësore të prirur ndaj tërmeteve, por lëkundjet e një magnitude të tillë janë të rralla.

Tërmeti më i madh në vitet e fundit ishte me magnitudë 6.8 në vitin 1996, i cili vrau dy njerëz në Paphos përgjatë bregut perëndimor. /Telegrafi/