LAJMI I FUNDIT:

Ish-themeluesi i degës së Alternativës në Prizren i bashkohet Vetëvendosjes

Ish-themeluesi i degës së Alternativës në Prizren i bashkohet Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherazi kandidat për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar Veton Qipa.

Kurti në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Veton Qipa më parë ishte i angazhuar politikisht në partinë Alternativa, transmeton Telegrafi.

“Veton Qipa, qytetar i respektuar i Prizrenit i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje, Vetoni ka qenë i angazhuar politikisht në partinë e Alternativës më parë, si themelues i degës së saj në Prizren dhe anëtar i kryesisë së kësaj dege”, ka shkruar Kurti në Facebook.


Tutje në shkrimin e bërë kryetari i VV-së, ka lavdëruar anëtarin e ri të partisë së tij.

“Me paraqitje modeste në publik, ai është një ekonomist dhe afarist i suksesshëm që e shton përfaqësimin dhe punën e Lëvizjes në qytetin e bukur të Prizrenit por edhe anasjelltas. Nga takimi i fundit kur edhe u bë pjesë e jona, ai tha se vetëm të bashkuar mund t’i sjellim ndryshimet e nevojshme në këtë shoqëri. Unë u pajtova me të, erdhi dita”, vijon shkrimi i tij. /Telegrafi/