LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti i Interit, Moratti: Do të kisha bërë gjithçka për ta transferuar Messin

Ish-presidenti i Interit, Moratti: Do të kisha bërë gjithçka për ta transferuar Messin

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti pranon se do të kishte bërë gjithçka për ta sjellë Lionel Messin në Giuseppe Meazza, por pranon se kohët kanë ndryshuar.

Moratti ishte përpjekur të nënshkruante me Messin kur ai ishte ende një lojtar shumë i ri, por dashuria ndaj Barcelonës e bëri atë të qëndrojë.

Ideja ishte që të qëndronte për gjithë jetën, por ai plan u prish nga njoftimi se problemet financiare të Barcelonës janë aq të mëdha saqë ata nuk mund të përballojnë të regjistrojnë kontratën e Messit, edhe me një ulje të pagës prej 50 për qind.


PSG ka besim se do të gjejë rrugën e duhur për nënshkrimin e Messit
Lexo po ashtu PSG ka besim se do të gjejë rrugën e duhur për nënshkrimin e Messit

“Në ditët e mia, nëse do të kishte lindur mundësia për të marrë Messin, do të kisha bërë gjithçka për ta sjellë atë në Inter”, ka thënë fillimisht Moratti për Radio Kiss Kiss.

“Sidoqoftë, kohët kanë ndryshuar”.

Tani klubet e vetme që mund të përballojnë pagën e tij, edhe si lojtar i lirë, janë Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Chelsea.

Është raportuar gjerësisht se PSG është në bisedime të avancuara me argjentinasin, duke propozuar një paketë të madhe pagash dhe ribashkimin me ish-shokun e tij të Barcelonës, Neymar.

Chelsea heq dorë nga Lukaku, kthen vëmendjen kah Messi?
Lexo po ashtu Chelsea heq dorë nga Lukaku, kthen vëmendjen kah Messi?

Në fakt, Interi është në prag të shitjes së Romelu Lukakut te Chelsea për rreth 130 milionë euro, duke zemëruar mbështetësit Nerazzurr vetëm disa javë pasi fituan titullin në Serie A.

“Shpresoj që ekipi të mbetet konkurrues gjithsesi. Unë nuk e di situatën ekonomike të Interit, kështu që nuk mund të komentoj, por gjërat ishin tashmë të këqija në futboll para se COVID të përkeqësonte gjithçka”.

“I gjithë sistemi i futbollit duhet të rishikohet”, përfundoi ish-presidenti i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori