LAJMI I FUNDIT:

Ish-portieri i Barcelonës përjeton dramë pas përplasjes me rivalin, i nxjerrë nga fusha direkt për operacion

Ish-portieri i Barcelonës përjeton dramë pas përplasjes me rivalin, i nxjerrë nga fusha direkt për operacion

Në La Liga, Celta dhe Las Palmas zhvilluan mbrëmë ndeshjen e tyre dhe gjithçka u shoqërua me një dramë të madhe pas një dueli mes sulmuesit të Celtas, Borja Iglesias dhe portierit të Las Palmasit, Jasper Cillessen.

Të dy u përplasën në minutën e 27-të dhe me atë rast Iglesias goditi Cillessen me gju në stomak, të cilit iu dha ndihma.

Më pas ai u largua nga fusha me barelë dhe u transportua menjëherë në spital, ku u diagnostikua me një dëmtim në zorrë.


Gazetari Josep Pedrerol nga programi “El Chiringuito” raportoi se Cillessen iu nënshtrua një operacioni urgjent mbrëmë në Vigo për shkak të një zorrë të shpuar”.

Gjithashtu, siç raporton gazetari Isaac Futo, i cili ndoqi ndeshjen për Movistar LaLiga në Radio COPE në programin El Partidaso, portieri i Las Palmasit pas transportit në spital filloi të vjellë.

Ndeshja mes Celta dhe Las Palmas përfundoi në barazim 1:1, ku shënuan Alfonso Gonzalez dhe Alberto Moleiro.

Cillessen është 35 vjeç dhe është anëtar i Las Palmas që nga vera e kaluar. Ai më parë ka luajtur për klubet holandeze NEC Nijmegen dhe Aax, si dhe për Barcelonën dhe Valencia.

Ai ishte anëtar i Barcelonës nga vera e vitit 2016 deri në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Detaje të papritura dalin nga Man City, De Bruyne pëson goditjen më të rëndë të karrierës së tij me vendin e klubit

Detaje të papritura dalin nga Man City, De Bruyne pëson goditjen më të rëndë të karrierës së tij me vendin e klubit

Premier League
Renditja e re e UEFA-s zbulon se cilat vende do të kenë pesë ekipe në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Renditja e re e UEFA-s zbulon se cilat vende do të kenë pesë ekipe në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Ndërkombëtare
Kontrata e re astronomike e Ronaldos me Al Nassr - sa do të fitojë në javë, ditë, orë, minutë dhe sekondë

Kontrata e re astronomike e Ronaldos me Al Nassr - sa do të fitojë në javë, ditë, orë, minutë dhe sekondë

Ndërkombëtare
U eliminua nga PSG, Emery tregon favoritin për ta fituar Ligën e Kampionëve

U eliminua nga PSG, Emery tregon favoritin për ta fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi befason me zgjedhjen për trajnerin e ri, nuk është Xabi Alonso

Real Madridi befason me zgjedhjen për trajnerin e ri, nuk është Xabi Alonso

La Liga
Drejtorët e Milanit bien dakord me Igli Taren, po ashtu merret vendimi edhe për trajnerin e ardhshëm

Drejtorët e Milanit bien dakord me Igli Taren, po ashtu merret vendimi edhe për trajnerin e ardhshëm

Serie A
Kalo në kategori