Kërkimi për jetë aliene mbetet i papërfunduar, por shikimet e objekteve fluturuese të paidentifikuara (UFO) vazhdojnë të ngjallin interes publik - shpesh pa prova të verifikueshme.

Tani, një ish-pilot i Forcave Ajrore Amerikane ka ndarë përvojën e tij me dy objekte misterioze gjatë kohës së tij në shërbim.


Ryan Bodenheimer tha se stigma rreth shikimeve të UFO-ve midis pilotëve është zbehur me kalimin e viteve, përcjell Telegrafi.

Në një incident, ndërsa po kthehej nga një stërvitje pranë Zonës 51 shumë të klasifikuar, Bodenheimer pretendoi se një objekt kaloi me shpejtësi pranë aeroplanit të tij.

Ai e përshkroi atë si "një mjet fluturues argjendi, me shkëlqim, reflektues”.

"Dukej si një aeroplan luftarak futurist - shumë i përparuar”, tha ai, duke shtuar se as ai dhe as eprorët e tij nuk kapën asgjë në radar.

Incidenti i dytë, tha ai, ndodhi në një lartësi të ngjashme kur një objekt iu afrua ngadalë.

Bodenheimer raportoi pamjen te Kontrolli i Trafikut Ajror, megjithëse nuk pasoi asnjë konfirmim nga radari.

Ndryshe, sipas Zyrës së Zgjidhjes së Anomalive në të Gjitha Domenetet (AARO) të Pentagonit, pati 757 raportime të reja për UFO midis majit 2023 dhe qershorit 2024.

Shumica ndodhën në hapësirën ajrore të kontrolluar, pa pamje.

Afërsisht 300 raste janë shpjeguar, ndërsa pjesa tjetër mbetet e pazgjidhur. /Telegrafi/