Një video është shfaqur që tregon ish-mbrojtësin e Argjentinës dhe Barcelonës, Gabriel Milito, të përfshirë në një përleshje me një homolog të tij.

Milito është aktualisht trajner i skuadrës argjentinase Argentinos Juniors, të cilët luajnë në divizionin më të lartë të vendit.


41-vjeçari u përjashtua me karton të kuq gjatë përplasjes me Central Cordoba pasi protestoi ndaj vendimit të një gjyqtari.

Trajneri i Argentinos Juniors, Gabriel Milito u përfshi në një përleshje me një trajner homolog.

Më pas ai u përfshi në një debat me Facundo Gareca - një anëtar i stafit stërvitor të Cardoba, i cili gjithashtu u përjashtua nga fusha.

Milito nuk arriti të qetësohej pavarësisht se skuadra e tij fitoi 2-1, dhe ai priti Garecën në tunel.

Pamjet tregojnë ish-mbrojtësin duke u afruar te Gareca dhe përfundimisht duke u përpjekur të gjuante disa grushte ndërsa një numër njerëzish, përfshirë sigurimin, u përpoqën të ndërhynin.

Milito u nxor më pas nga ambientet nga policia, e cila e çoi në stacion për të marrë një deklaratë.

Rasti megjithatë nuk do të shkojë më tej, siç raporton Mundo Deportivo.

Kjo nuk është hera e parë që Milito përfshihet në një sherr të ngjashëm. Në nëntor të vitit të kaluar ai u përjashtua me karton të kuq gjatë një ndeshje kupe dhe u desh të shoqërohej nga ndihmësi i tij në dhomën e zhveshjes për të shmangur sanksionet e mëtejshme.

Milito luajti për Barcelonën midis 2007 dhe 2011, duke luajtur 75 herë gjatë asaj kohe.

Gjatë ditëve të tij të lojës, Milito luajti për Independiente, Real Zaragoza dhe Barcelona. Ai gjithashtu ka 42 paraqitje për Argjentinën dhe ishte pjesë e skuadrës së Kupës së Botës në vitin 2006.

Karriera e tij u ndërpre për shkak të lëndimeve dhe që atëherë ai ka drejtuar Estudiantes, O'Higgins dhe tani Argentinos Juniors. /Telegrafi/

telegrafi sport app