LAJMI I FUNDIT:

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka treguar për rolin e bazës amerikane “Bondsteel” në Kosovë.

Reagimi i ish diplomates kosovare vjen pas një artikulli në gazetën gjermane “Bild”, e cila ka paralajmëruar tërheqjen e trupave amerikane në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Haradinaj, në një postim në platformën “X”, ka thënë se  “bazat ushtarake jashtë shtetit konsiderohen të rëndësishme për fuqinë e SHBA-së përtej kufijve të saj territorialë, duke e lejuar atë të mbajë praninë në zona që ‘qeveria e SHBA përcakton se janë të rëndësishme për interesin kombëtar’, sipas një raporti të shërbimit kërkimor të Kongresit (korrik 2024)”


“Interesi kombëtar ka qenë bërthama për krijimin dhe mirëmbajtjen e bazave të SHBA-së jashtë vendit gjysmën e parë të shekullit të 20-të e deri më sot; që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur forca ushtarake në Kosovë për të mbështetur Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), në përpjekje paqeruajtëse. Grupi i Mbështetjes së Zonës së Ushtrisë Amerikane – Ballkan mirëmban një seli për aktivitetin ushtarak të SHBA-së në Ballkan në Kampin Bondsteel në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Tutje ajo ka shkruar se “në gjendje të akomodojë më shumë se 7,000 trupa brenda tij, Camp Bondsteel është aktualisht një ndër bazat më e mëdha dhe më e gjera – drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkan, një qendër kritike komandimi dhe furnizimi për forcat e SHBA-së në mbështetje të operacioneve të NATO-s”.

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
Lexo po ashtu “Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Camp Bondsteel është emëruar në vitin 1999 sipas James Leroy Bondsteel, një rreshter i Shtabit të Ushtrisë Amerikane që shërbeu gjatë Luftës së Vietnamit dhe mori Medaljen e Nderit; Camp Bondsteel është i shtrirë mbi 955 hektarë (3,86 km²), zona bazë e Camp Bondsteel u ndërtua në kodrat dhe tokat bujqësore afër Ferizajt, duke rrafshuar dy kodra dhe duke mbushur luginën midis tyre. Perimetri i jashtëm i bazës është afërsisht 14 km dhe është i rrethuar nga një mur barrierë prej dheu dhe betoni 2.5 m i lartë”, ka shkruar ajo.

Haradinaj ka thënë se “përgjegjësia e mirëmbajtjes së pajisjeve për ushtrinë amerikane në Ballkan bie mbi Grupin e Mbështetjes së Zonës – ekipin e mirëmbajtjes së Qendrës së Menaxhimit të Materialeve Ballkanike – pra në Kampin Bondsteel. “Ne menaxhojmë të gjitha pajisjet që ka ASG-Balkans dhe pajisjet që ka (Komanda Rajonale Lindje)”, kishte thënë Robert Timberlake, oficer i lartë i urdhrit të mirëmbajtjes në një intervistë pak vite më parë. “Gjithçka nga armët, te shikimi i natës (night vision), te kamionët taktikë, automjetet (jo taktike), pothuajse për çdo pjesë të pajisjeve që ne përdorim, ne ndihmojmë në menaxhimin e mirëmbajtjes së tyre.” Ekipi i tij ofron mbështetje mirëmbajtjeje për afërsisht 38 njësi të ndryshme që operojnë në Ballkan, duke servisuar më shumë se 550 automjete taktike dhe gjeneratorë dhe më shumë se 250 automjete jo taktike, ose NTV (non tactical vehicles)”.

“Nëse nuk e bëjmë ne punën tonë, automjetet nuk funksionojnë,” kishte thënë Timberlake. “Pa ne, ju nuk ngisni dot makinat ushtarake”

“ Rëndësia e Camp Bondsteel u bë thelbësore në vitin 2021 pas rënies së qeverisë afgane, dhe më pas përsëri në fillim të vitit 2022 kur Rusia pushtoi Ukrainën. Kur Rusia pushtoi Ukrainën, SHBA filluan të dërgojnë ndihma dhe të rialokojnë trupat dhe furnizimet nëpër Evropë për të siguruar stabilitet dhe për t’u përgatitur për mbrojtjen e NATO-s nëse konflikti kalonte kufijtë. Ekipi i Camp Bondsteel punoi me zell për të mbështetur EUCOM pasi iu përgjigj situatës në përshkallëzim të sigurisë në Evropë dhe mbetet një instalim i rëndësishëm për misionin ushtarak amerikan EUCOM”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori