Ante Letica, ish-kreu i Agjencisë së Sigurisë dhe Informimit të Kroacisë (SOA), ka komentuar për N1 situatën në veri të Kosovës.
Të dielën në veri të vendit ndodhi një sulm terrorist, ku si pasojë humbi jetën një pjesëtarë i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos, transmeton Telegrafi.
Letica e ka cilësuar si “aksion klasik terrorist”, ku një grup terroristësh u futën në veri të një shteti sovran për të kryer sulm mbi institucionet me qëllimin e vetëm – krijimin e kaosit.
Madje ai konsideron se përgjegjës për këtë është presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe regjimin e tij, sepse beson se ky grup ka ardhur nga Serbia, ku ka marrë armë dhe pajisjet me të cilat u nisën drejt territorit të Kosovës.
“Tani pyetja e vetme është nëse Vuçiq e ka bërë këtë drejtpërdrejt, për arsyet e tij, nuk e di se çfarë. Megjithatë, nëse e ka bërë apo jo, ai është përgjegjës sepse duhet ta dinte se po përgatitej një gjë e tillë. Nëse nuk e dinte, pse nuk e dinte? Nëse ai dinte dhe nuk bëri asgjë, ai është përsëri përgjegjës. Kjo është një shuplakë e madhe për Vuçiqin. Nëse del se janë përfshirë disa rusë, atëherë Vuçiq ka një problem serioz, por edhe i gjithë rajoni dhe vendet përreth kanë një problem serioz”, tha kroati Letica.
“Mendoj se ky është një mesazh për Vuçiqin nga brenda se strukturave të caktuara nuk po i pëlqen largimi i tij nga “nëna Rusi” dhe interesat ruse dhe afrimin me Perëndimin, si dhe fakti që ato mund t’ia komplikojnë jetën më shumë se ata që ia kanë bërë deri më tani”, tha ai, duke shtuar se kjo gjithashtu është një shenjë e qartë se Vuçiq “nuk ka kontroll mbi sektorin e tij të inteligjencës-sigurisë dhe asaj ushtarake, që përndryshe është i ndërthurur me ndikimin rus”.
Letica theksoi se serbët duhet ta njohin Kosovën për shkak të ardhmes së tyre dhe integrimit evropian.
“Ata duhet të këndellen sepse kjo është rruga për të ardhmen evropiane, jo për në ndonjë vrimë të zezë ballkanike. Serbët e kanë humbur Kosovën shumë kohë më parë, Kosova si shtet sovran është realitet dhe ata vetë e kanë fajin për këtë. Gjithçka që po bëjnë serbët është në dëm të tyre”, beson Letica.
Ai foli edhe për ekzistimin e mundshëm të kampeve stërvitore për njësitë paraushtarake në Serbi, dhe theksoi se kjo situatë është e rrezikshme dhe se nëse Vuçiq nuk e urdhëroi drejtpërdrejt këtë veprim, kjo tregon për humbje të kontrollit mbi ato njësi.
“Çdo shërbim që ekziston në atë zonë duhet të ketë kontroll mbi to në mënyrë që mundësisht të parandalojë disa nga sjelljet e tyre të pakontrolluara. Me këtë Vuçiq u gjend në një situatë shumë komplekse. Në negociatat me Kurtin deri tani ka marrë iniciativën, ka qenë “djalë i mirë”. Tani, me këtë veprim, topi është kthyer në zonën e penalltisë së Vuçiqit, i cili tani duhet të mbrohet”, shtoi ish-shefi i inteligjencës kroate.
Letica beson se një konflikt i drejtpërdrejtë ushtarak ndërmjet Serbisë në territorin e Kosovës do të ishte luftë me KFOR-in dhe NATO-n.
“Sa i përket paraqitjes së policisë dhe ushtrisë serbe në territorin e Kosovës, do të ishte një luftë e drejtpërdrejtë me KFOR-in dhe NATO-n. Rusët nuk mund ta ndihmojnë Serbinë, prandaj do të ishte një vetëvrasje politike dhe çdo tjetër e Vuçiqit dhe regjimit të tij”, thotë ai.
Ai iu referua edhe rolit të Rusisë në këtë krizë. Letica beson se Rusia edhe pse mund t’i japë mbështetje politike Serbisë, nuk ka mundësi për veprime serioze ushtarake.
“Serbia mund të marrë një lloj mbështetjeje politike nga Rusia, por duke pasur parasysh situatën në të cilën Rusia është e vetme, ajo nuk ka as forcën dhe as aftësinë për të mbështetur drejtpërdrejt Serbinë në ndonjë konflikt të madh apo lëvizje të madhe ushtarake. Rusia mund të bëjë atë që ka bërë deri më tani – përmes shërbimeve të saj speciale dhe njësive paraushtarake, të përpiqet të krijojë ndonjë çrregullim, por Serbia nuk ka mundësi për ndonjë veprim serioz, dhe as Rusia”, përfundoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë