Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara ka kërkuar nga Gjykata Speciale që të ftohet për intervistim dhe të përballet me dëshmitarin Predrag Dediq, i cili ka dëshmuar ditën e enjte kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Tara në reagimin e bërë në Facebook, ka shkruar se deklaratat e Dediq janë të pavërteta, dhe se ai është marrë personalisht me të, transmeton Telegrafi.
“Me anë të këtij publikimi me shkrim dua të hedh poshtë dëshminë e fabrikuar dhe të mbushur me të pavërteta nga dëshmitari i Prokurorisë së Dhomave të Specializuara, Predrag Dedic, i cili ishte ftuar që të dëshmonte ndaj figurave kryesore të UÇK-së, të cilët po gjykohen pa të drejtë për luftën e drejtë dhe të pastër çlirimtare. Fillimisht dua të konfirmoj se me rastin e Predrag Dedic jam marrë ekskluzivisht unë, Ismet Tara dhe rasti i tij është në përgjegjësinë time dhe jo të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit apo Jakup Krasniqit”, ka pohuar ai.
Tutje, ai ka shkruar se “duke qenë se jam i njoftuar nga afër me rastin dhe e njoh dëshmitarin Predrag Dedic, me plot bindje e them se e gjithë dëshmia e tij është e përbërë nga gënjeshtra, shpifje dhe fabrikime”.
“Për rastin e Predrag Dedic jam marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, ku për 4 orë kam deklaruar vetëm dhe absolutisht të vërtetën rreth rastit që pretendon Predrag Dedic, duke ftuar edhe kundër-dëshmitarë si gjenerali holandez Ton van Loon dhe drejtor i qendrës së OSCE në Rahovec, austriaku Walter Flesher . Deri më sot, nuk ka aktakuzë të ngritur as ndaj meje, as ndaj asnjë eprori apo ushtari të UÇK-se për rastin në fjalë dhe këto gënjeshtra e të pavërteta tani ky dëshmitar me prokurorinë po ja ngarkojnë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit”.
Ish-komanadanti thotë se dëshiron të përballet me dëshmitarin dhe prokurorinë, për të hedhur poshtë dëshmitë e tij.
“Mbaj përgjegjësinë e plotë për fjalën time publike si dhe kërkoj nga Gjykata Speciale që të përballem me dëshmitarin dhe prokurorinë në çdo moment publikisht për të hedhur poshtë një dëshmi të mbushur me gënjeshtra dhe fabrikime siç është kjo e Predrag Dedic. Është e pakuptimtë se si një Gjykatë e votuar nga dora e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës merret me shpifje dhe fabrikime ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që është krenaria e gjithë kombit shqiptar për luftën e pastër dhe të drejtë”, thekson ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë