LAJMI I FUNDIT:

Ish-futbollisti i Feronikelit rrëfehet për lidhjen me Adriana Matoshin: Në Kosovë e kam gjysmën time, këtu ndihem si në shtëpi

Ish-futbollisti i Feronikelit rrëfehet për lidhjen me Adriana Matoshin: Në Kosovë e kam gjysmën time, këtu ndihem si në shtëpi

Ardhja e trajnerit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Agim Sopi dhe ish-përzgjedhësit të Kosovës në futboll, Albert Bunjaki në krye të shtabit teknik të Feronikelit pati bërë bujë të madhe në futbollin kosovar.

Dyshja kishin nisur një projekt të ri në edicionin e kaluar, por përkundër pritjeve të mëdha nga ana e tyre, asgjë nuk shkoi mirë dhe ata u larguan nga klubi me kërkesë të presidentit Naser Ramaj, shkruan “Zeri.info”.

Agim Sopi dhe Albert Bunjaki e patën nisur projektin te klubi drenicas me disa prurje nga jashtë, derisa në mesin e tyre ishte edhe qendërmbrojtësi nga Afrika e Jugut me nënshtetësi belge, Keith Groeneveld.


Ish futbollisti i Feronikelit, Keith Groeneveld në lidhje dashurie me aktoren Adriana Matoshi: Ai nuk la gjurmë në fushë, por jashtë saj duket se po
Lexo po ashtu Ish futbollisti i Feronikelit, Keith Groeneveld në lidhje dashurie me aktoren Adriana Matoshi: Ai nuk la gjurmë në fushë, por jashtë saj duket se po

Groeneveld kishte befasuar të gjithë kur vendosi t’i bashkohej ish-kampionit të Kosovës, pasi ai kishte qenë më parë edhe pjesë e akademisë së klubit të madh anglez, Manchester United.

21-vjeçari nuk i përmbushi pritshmëritë e tij te klubi nga Drenasi, duke u larguar në verën e këtij viti, por duket se tashmë ai ka lënë gjurmë në vendin tonë.

Saktësisht, Groeneved ka nisur një lidhje dashurie me aktoren e mirënjohur kosovare, Adriana Matoshi, derisa dyshja nuk hezitojnë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit edhe publikisht.

Groeneveld në një intervistë ekskluzive për “Zeri.info” ka zbuluar gjithçka nga fillimi e deri në fund në lidhje me romancën e tij me Matoshin, të cilën e përshkruan si “person shumë miqësor”.

Fillimisht, ai ka thënë se Matoshin e ka takuar në kafenenë e saj në kryeqytet, dhe se nga aty kishte nisur kjo lidhje dashurie, e cila bëri bujë të madhe në publikun kosovar ditëve të fundit.

“Unë shkoja shumë shpesh në kafenenë e saj me miqtë e mi dhe çdo herë e shihja atë si person shumë miqësor me të gjithë. Nuk e dija se ishte aktore, kam biseduar me shoqen e saj më të mirë dhe ajo më tregoi gjithçka për të – që ajo ishte aktore – dhe se ajo kishte fituar një çmim në Francë”, ka deklaruar fillimisht Keith Groeneveld për “Zeri.info”, duke vazhduar:

“Në atë mbrëmje kërkova në ‘Google’ dhe e pashë se sa e madhe ishte ajo (Adriana). Nuk mund ta besoja se sa miqësore dhe e dashur ishte ajo me të gjithë. E kam adhuruar atë prej atij momenti edhe më shumë. Kjo e tregon se çfarë personi ishte ajo”.

Groeneveld ka treguar më pas se si e ftoi për darkë Adrianën si dhe për bisedën që pati me të.

“Më pas ishte ditëlindja ime dhe unë e pyeta të dilnim për darkë. Ne biseduam shumë. Ajo më tregoi për jetën e saj dhe Kosovën. Më tha se sa të talentuar janë shqiptarët si dhe për kulturën. I fola për jetën time dhe përvojën. Mund ta shihja nga ajo ditë se sa e mrekullueshme ishte ajo dhe e fortë. Me zemër të madhe. Energjia ishte e vërtetë”, tregon më tej ai.

“Adriana është një artiste e madhe, por sërish i kërkon leje prindërve për të dalë jashtë. Kjo tregon se çfarë personi është ajo. Nganjëherë ajo sillet si fëmijë dhe unë jam më i pjekur se ajo. Pas këtij takimi, unë bisedova me shoqen e saj për ta pyetur se çfarë mendon ajo dhe a i pëlqeva (qesh). Ne u takuam sërish, kështu shkoi gjithçka”, shtoi ish-futbollisti i Feronikelit.

Më tej, Keith Groeneveld, i cili dikur kishte përfaqësuar të rinjtë e Kombëtares së Belgjikës, zbulon se ka filluar të mësojë edhe gjuhën shqipe, por që sipas tij, është tejet e rëndë.

“Unë mund të flasë pak shqip, por mendoj se është shumë e rëndë. E pëlqej gjuhën dhe kam arsye ta mësoj atë. I flasë katër gjuhë dhe gjuha shqipe do të jetë e pesta”, potencoi Groeneveld.

Në lidhje me atë se si e kalon një ditë në Kosovë dhe se çfarë i pëlqen më shumë rreth vendit tonë, Groeneveld u përgjigj:

“Udhëtoj shumë. Unë e kam gjysmën time (Adrianën) në Kosovë kështu që ndihem si në shtëpi. Stërvit gjatë gjithë kohës në mëngjes dhe në pjesën tjetër të ditës varet. Kam vizituar shumë vende të bukura. Kam qenë në Prizren, Gjakovë, Pejë, Rugovë, si dhe në Shqipëri në vendet si Valbonë, Dhërmi dhe Vlorë. Natyra është e bukur këtu. Por, më së shumti më kanë pëlqyer njerëzit. Ata janë të mrekullueshëm. Kam qenë edhe në kishë dhe xhami. Si dhe në teatro. Kam shikuar filma shqip. Kam vizituar edhe muze dhe kam mësuar më shumë për historinë e Kosovës. E adhuroj respektin që e keni për njëri-tjetrin dhe ju jeni të fuqishëm së bashku si një familje”, theksoi 21-vjeçari me prejardhje nga Afrika e Jugut.

Tutje, Groeneveld, përveç se është futbollist, zbulon se ka nisur një karrierë të re në industrinë e muzikës, industri në të cilën ai shpreson se një ditë do të bashkëpunoj me ndonjë artist shqiptar.

“Po, kam debutuar në muzikë. Prej kur kam qenë fëmijë e kam dashur muzikën, kam dashur t’i argëtoj njerëzit. Njëra prej ëndrrave të mia ka qenë ta bëja vetë një këngë. Kur isha në Kosovë, kam planifikuar ta bëjë një këngë me një producent të madh, por nuk kisha kohë. Kam lansuar këngën time të parë ‘Black & White’ me një producent nga Belgjika, i cili bën këngë me dy top-artistë nga Franca, Hiro dhe Lacrim. Jam i zënë me këngën time të dytë tani. Më pëlqen se si shqiptarët bëjnë këngët e tyre. Shpresoj se një ditë do të punoj bashkë me ndonjë artist të madh nga këtu”, shprehet Keith Groeneveld.

Për fund, Groeneveld i cili luajti për gjashtë muaj te ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka folur për aventurën te klubi drenicas, të cilën thotë se e ka shijuar mjaft shumë.

“Ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Agim Sopi dhe Albert Bunjaki më sollën këtu dhe ata besuan shumë në mua. I falënderoj ata për këtë. Erdha këtu për shkak të tyre, ata kishin një projekt të mirë dhe të gatshëm. Isha prurje e mirë në skuadër me përvojën që kam pasur në Standard Liege, Arsenal, Mancester United dhe Cape Town. Kam punuar së bashku me njerëz të mëdhenj në këtë industri si Benni McCarthy në Cape Town, me Thierry Henryn tek Arsenali, me Michel Preudhomme në Standard Liege”, vlerëson Groeneveld, derisa vazhdon:

“Kam luajtur me shumë futbollistë që sot luajnë në Ligën e Kampionëve. Kisha rastin të luaj edhe për Afrikën e Jugut dhe Belgjikën. E falënderoj Zotin çdo ditë për këto mundësi që kisha. Periudha te Feronikeli më bëri mentalisht më të fortë, sidomos gjatë karantinës. Gjatë karantinës, kam shkuar për tri javë në Deçan me mikun tim, Simon Loshaj. Njerëzit janë atje të mrekullueshëm. Shqipja ime po bëhet çdo ditë e më e mirë. E falënderoj klubin që më ka pasur dhe i dëshiroj atyre sukses në të ardhmen”, thotë futbollisti me nënshtetësi belge, derisa zbulon të ardhmen.

“Unë do t’i bashkohem një skuadre në janar. Nuk kam nënshkruar ende kështu që nuk mund t’ju tregoj se me cilën skuadër. Por, kam shumë opsione. Nuk jam duke u nxituar. Dua ta bëj vendimin e duhur”, përfundoi të premten për “Zeri.info” Keith Groeneveld.

Sa i përket karrierës së Groeneveld, ai më parë ka qenë pjesë e klubeve belge, KV Mechelen, Standard Res, më pas në Afrikën e Jugut te Cape Town City dhe së fundmi te Feronikeli.

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori