Ish-e dashura e Brooklyn Beckham: Ai vuajti, prindërit e tij mund ta kishin mbrojtur më shumë

Ish-e dashura e Brooklyn Beckham, Afton McKeith, ka dalë në mbështetje të tij pas një deklarate që shkaktoi trazira ditët e fundit, në të cilën ai bëri akuza të rënda kundër prindërve të tij të famshëm.
Aktorja (25 vjeçare), e cila ishte në lidhje me Brooklyn (26 vjeç) disa vite më parë, pretendon se ai po thoshte të vërtetën dhe se kishte luftuar me rritjen nën vëmendjen e publikut për një kohë të gjatë.
"Shumë nga kjo ka qenë duke u përgatitur për vite me radhë. Kjo nuk ndodhi brenda natës", tha ajo për The Sun.
"Brooklyn po thoshte të vërtetën në postimin e tij. Ai e pati të vështirë të rritej", shtoi McKeith.
Brooklyn luftonte me ankthin dhe ndihej sikur bota po priste vazhdimisht që ai të bënte një gabim.
"Ka dy anë në çdo histori, por e di që rritja nën mikroskop ishte sfiduese për të", tha mes tjerash.
Afton beson se prindërit mund ta kishin mbrojtur më mirë nga presionet e emrit Beckham.

Thotë se Brooklyn, siç pritej, ishte shpesh në qendër të vëmendjes dhe mërzitej kur i bëheshin fotot, kështu që kishte nevojë për mbrojtje.
Në intervistë, tha gjithashtu se e kishte të vështirë që prindërit e tij ishin shpesh larg dhe se, pavarësisht se kishte dado dhe vëllezër, ndonjëherë ndihej i vetëm. /Telegrafi/































































