LAJMI I FUNDIT:

Ish-deputeti Tahiri ndanë pesë mijë euro për studentët

Ish-deputeti Tahiri ndanë pesë mijë euro për studentët
Labinot Tahiri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se ka ndarë një shumë prej 5 mijë euro për studentët kosovarë.

Tahiri ka thënë se është pro kërkesave të studentëve për lirim të pagesave, ndërkaq të hollat e ndara tha se do të përdoren për të paguar nga një semestër për afërsisht 200 studentë.

Fjala është për studentët e universiteteve shtetërore, ndërkaq Tahiri tha se do të paguhen semestrat për studentët që janë raste sociale.


“Sot, kemi vendosur që t’i ndajmë për ju të dashur studentë 5000€. Jam pro që të lirohen nga të gjitha pagesat që kërkojnë studentët. Personalisht kaq kam mundësi të bëjë për ju, ku besoj se për 200 studentë, për nga një semestër nëse nuk jam gabim do të dalin këto para. Të paktën do të hiqet barra e pagesës nga FONDACIONI YNË “LABINOT TAHIRI”. Mendoj se do të shkojnë në vendin e duhur për ata me raste sociale! Bëhet fjalë për në Universitetin e shtetit”, shkruan Tahiri.

Tahiri tha se do të vazhdoj që edhe në të ardhmen të përkrah studentët kosovarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori