LAJMI I FUNDIT:

Isajlovski: T’i përgjigjemi me sukses sfidave të politikës së jashtme

Isajlovski: T’i përgjigjemi me sukses sfidave të politikës së jashtme

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Ilija Isajlovski deklaroi se me përgjegjësi të veçantë e pranoi funksionin duke pasur parasysh prioritet e jashtme politike të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Funksionin zëvendësministër të Punëve të Jashtme e pranova me përgjegjësi të veçantë në pajtim me atë se prioritetet e jashtme politike të Maqedonisë do të duhet që në periudhën e ardhshme të jenë të mbushura me sukses dhe me sukses të përgjigjemi në të gjitha sfidat që janë parashtruar nga ana e BE dhe NATO-s’, tha Isajovski.

Isajlovski u zgjodh zëvendësministër në kuadër të seancës së 106-­të me 63 vota “pro” dhe 19 “kundër” në vend të Dragana Kiprijanovska. /Telegrafi/