LAJMI I FUNDIT:

Irlanda thotë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë sjell paqe afatgjate në Ballkan

Irlanda thotë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë sjell paqe afatgjate në Ballkan

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, po shqyrtohet raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesi i Irlandës në Këshillin e Sigurimit ka mbështetur procesin e dialogut i sponsorizuar nga Bashkimi Evropian.

“Dialogu ka pasur dobi konkrete që ka lehtësuar jetën e qytetarëve të Kosovës. Zgjidhja gjithëpërfshirëse përfundimtare është perspektivë e pashmangshme për të sjellë paqen afatgjate në gjithë Ballkanin”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Gërvalla në KS të OKB-së: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës po vijnë nga territori serb - nuk do të ishin të mundura po mos t’i lejonte Vuçiq
Lexo po ashtu Gërvalla në KS të OKB-së: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës po vijnë nga territori serb - nuk do të ishin të mundura po mos t’i lejonte Vuçiq

Përfaqësuesi i Irlandës ka thënë se vendi i tij mbështet rolin e UNMIK-ut në promovimin e barazisë gjinore si dhe në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Ai deklaroi se populli i Kosovës dëshiron paqe dhe prosperitet dhe anëtarësimin e Kosovës në BE e shohin si rrugë për të arritur këtë qëllim.

“Irlanda mbështet edhe rolin e Dhomave të Specializuara, sepse pandëshkueshmëria ndaj së kaluarës është esenciale të trajtohet”.

Roli i UNMIK-ut në ofrimin e komuniteteve mbetet i rëndësishëm sipas përfaqësuesit të Irlandës në OKB./Telegrafi/