Irani teston dy raketa balistike me mesazh provokues (Foto/Video)

Irani thotë se lëshoi sot dy raketa balistike provë, me një mesazh në hebraisht ku thuhej se "Izraeli duhet të fshihet nga faqja e historisë."
Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Fars tregoi fotografi, që ajo tha se ishin të raketave Qadr H, të hedhura nga zona e largët malore Alborz e Iranit. Objektivi i tyre ishte në Detin e Omanit, 1.400 kilometra larg brigjeve të vendit, transmeton voa.
Provat u kryen ndërkohë që nënpresidenti amerikan Joe Biden ishte në Jerusalem për një takim me kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Nga
Telegrafi
09/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





































